Secondary Adv

Kjo pasqyre inteligjente do ju sherbeje si nje asistent personal

Share on Google+

MirroCool nuk është vetëm një pasqyrë e thjeshtë, por edhe asistenti tuaj personal.

 

Ajo lidhet me smartfonin tuaj për t'ju kujtuar të gjitha eventet e ditës, si dhe për tu dhënë informacion për gjërat më të rëndësishme. MirroCool vepron si një pasqyrë normale. Por, kur ju shikoni në sipërfaqen e saj, teknologjia do të skanojë fytyrën tuaj dhe do të thotë “Përshëndetje!”  Ajo mund t'ju kujtojë për takime dhe ngjarje të rëndësishme, si dhe t'ju japë një nxitje të vogël, me disa fjalë të mira.

Ajo i lejon njerëzit të menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë më efikase. Tani nuk keni më nevojë të kontrolloni smartfonin, tabletin ose laptopin për të parë oraret, pasi pasqyra do ta bëjë këtë për ju.

Pasqyra mund të përdoret gjithashtu për të bërë selfi, në sajë të teknologjisë së saj të njohjes së fytyrës.  Ajo mund të shërbejë edhe si "kujdestar" për shtëpinë kur largoheni pasi mund të monitorojë këdo që kalon para saj. Një mjet mjaft një mjet i dobishëm nëse e përdorni si një pasqyrë në korridor. Çmimi i saj pritet të jetë rreth rreth 299 dollarë.


Më të lexuarat