Secondary Adv

Kjo eshte ndertesa me fasaden diellore me te madhe ne bote

Share on Google+

Shkolla Ndërkombëtare e Kopenhagenit është ndërtesa me fasadën diellore më të madhe në botë.

 

12,000 panele diellore prej xhami mund të gjenerojnë 300 MWh të energjisë elektrike në vit, më shumë se gjysma e nevojave vjetore të shkollës për energji. Pas shumë parashikimeve, kampusi deri në klasën e 12-të u hap muajin e kaluar. Ngjyra unike e paneleve u krijua nga Instituti i Kërkimeve Ecole Polytechnique Federale në Lausanne (EPFL) pas më shumë se një dekade të zhvillimit.

Duke përdorur procesin e interferencës së dritës, studiuesit arritën ngjyrën dalluese të pllakave pa përdorur pigmente dhe pa ulur efikasitetin e energjisë. Hulumtuesit zhvilluan filtra të posaçëm, të cilët i aplikonin në panelet e xhamit në shtresa nanometrike. Dizajni i filtrit përcakton se cilat gjatësi vale të dritës do të pasqyrohen si ngjyrë e dukshme.

Ju mund të keni parë një efekt të ngjashëm në një flluskë sapuni ose në një shtresë të naftës në sipërfaqen e ujit. "Efekti i irisit krijon një ylber shumëngjyrësh në një shtresë shumë të hollë. Ne kemi përdorur të njëjtin parim dhe e kemi përshtatur për xham", tha Jean-Louis Scartezzini, kreu i laboratorit të Energjisë Diellore dhe Ndërtimit të Fizikës në EPFL.

Pjesa tjetër e dritës së diellit absorbohet nga paneli diellor dhe konvertohet në energji. Rreth gjysma e të gjithë energjisë së përdorur në Evropë është për ftohje dhe ngrohje, por deri më tani energjitë e rinovueshme kontribuojnë vetëm 18 përqind për këtë. Fasada diellore ka një sipërfaqe prej 6,048 metra katrorë, duke e bërë atë "një nga ndërtesat më të mëdha të energjisë diellore në Danimarkë", sipas projektuesve të CF Møller Architects.


Më të lexuarat