Secondary Adv

Si te mobilojme dhomen e femijeve

Share on Google+

Në artikullin e mëposhtëm do ju sjellim disa ide se si mund të arredoni dhomën e fëmijëve nëse jeni në pritje të tij ose po zgjeroni shtëpinë që t’u jepni fëmijëve hapësirën e nevojshme. Përpara se të hedhni këtë hap duhet të keni parasysh disa gjëra; koston, ngjyrën e dhomës dhe sigurinë e fëmijëve në dhomë. Dhoma do të jetë aq e bukur sa ju do të dëshironi të riktheheni edhe një herë fëmijë.

 

 

Si të zgjidhni mobiljet e duhura. Në treg ka shumë mobilje, krevate, tavolina e shumë e shumë aksesorë të tjerë të cilët sjellin ngjyra, vitalitet, një ambient përrallash si për djem ashtu edhe për vajza. Arredimi mund t’i shoqërojë fëmijët që nga muajt e parë të jetës, kur ndahen nga prindërit, deri në vitet e para të shkollës.

 


Kur flasim për fëmijët shume te vegjel, siguria e tyre vjen para gjithçkaje. Ndaj në këtë rast duhet të shmangen mobiliet që mund të thyen ose në një farë mënyrë dëmtojnë fëmijët. Dhoma duhet të jetë e sigurt për fëmijën, një vend që i jep çlodhje, qetësi dhe intimitet nga ambientet e tjera të shtëpisë. Mos harroni se fëmijët do të rriten dhe do të luajnë në dhomën e tyre, ndaj duhet të jetë komforte dhe e këndshme për ta. Me nuancat e jetës reale ju mund të transformoni dhomën e fëmijëve tuaj në një botë imagjinare.

 


Nëse i referohemi fëmijëve në moshë nga 5-10 vjeç ju duhet t’i përfshini ata në këtë projekt. Gjithashtu duhet të kemi parasysh nëse dhoma do të jetë vetëm për një fëmijë apo më shumë, pasi në rastin e dytë duhet të jeni të kujdesshëm në ruajtjen e hapësirave dhe shijeve të secilit.  Gjithashtu me mobiljet e vjetra që keni në shtëpi mund t’i transformoni në mobilje të përshtatshme për dhomën e fëmijëve. Duhet të mendoni për ngjyrën e murit, dizajnin, nëse do ta lyeni apo do të përzgjedhim letrën murale. Ngjyra e dhomës duhet të jetë me tone të ngrohta, që të ftojë fëmijën për një gjumë të qetë dhe një zgjim me energji. Kur fëmijët janë në një moshë më të rritur, lejoni që ta zgjedhin vetë ngjyrën e dhomës së tyre dhe lyejeni atë së bashku me ta.

 


Krijoni hapësirë të mjaftueshme. Të krijosh hapësirën e duhur për dhomën e fëmijëve, fillimisht duhet të tregoheni tepër të vëmëndshëm që të mos mungojë asgjë për të cilën ata kanë nevojë. Shijet e fëmijëve ndryshojnë në bazë të personalitetit, interesave dhe rritjes së tyre. Ato janë të ndryshme nga njëri fëmijë në tjetrin. Ndoshta duket e panevojshme por nuk është e thënë që aksesorët e dhomës së fëmijëve të jenë të një cilësie të lartë apo shumë të shtrenjta. E rëndësishme është që dhoma e tyre të ketë hapësirë dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm të jenë të sigurta, pasi në fund të fundit ata janë fëmijë, dhoma e tyre do të shërbejë për lojëra dhe për “luftërat e famshme” ndaj mbi të gjitha ato duhet vendosen diku ku nuk janë të rrezikshme për fëmijët. 

 


Nëse për ju është problem hapësira, ka opsione se si mund të krijohet një ambient me hapsirë, për shembull; krevatet marinar ose ato që mbyllen. Përfshini fëmijët në arredimin e dhomës së tyre. Kjo pjesë është shumë e këndshme për të dyja palët, duke zgjedhur atë që ata pëlqejnë do kenë mundësi më tepër që ta duan dhe ta pëlqejnë dhomën e tyre. Në këtë rast ata ju ndihmojnë juve duke ju shfaqur shijet e tyre, nevojat që kanë, etj. Është një mënyrë e mirë për të krijuar lidhje të forta me fëmijët tuaj, në fund të fundit edhe ata e kuptojnë që kanë një vend të veçantë.

 


Ngjyrat e dhomës. Në lyerjen e dhomave të fëmijëve nuk duhet të zgjidhen ngjyra e kaltër apo rozë, sepse këto ngjyra përbëjnë faktorë shqetësues në psikologjinë e njeriut. Ngjyra e preferuar duhet të jetë e verdha. E verdha është një ngjyrë qetësuese, relaksuese. Gjatë zbukurimit të dhomës së fëmijës nuk duhet të përdoren shumë orendi, nuk duhet harruar se sa më e thjeshtë të jetë dhoma aq më e lartë do të jetë fuqia konceptuese e fëmijës. Vajzat duan të ndihen si princesha në dhomën e tyre, ndërsa djemtë si superhero. Ata duan që dhoma e tyre të jetë sipas shijeve që ata kanë edhe nëse kjo u realizohet atëherë çdo gjë është në rregull. 


E kuqe dhe e bardha

 

Kombinim perfekt për dhomën e një vajze adoleshente! Mbulesa e krevatit e kuqe e plote, kombinuar me një tjetër mbulese me lule e cila i jep prekjen shik. Koka e krevatit duket e mrekullueshme në ngjyrë të kuqe. Kreativitet funksional në vendosjen e varëseve, ku mund të varen bizhuteritë.  Dhoma e fëmijëve është një vend shumë i rëndësishëm në shtëpi. Është vendi ku fëmija argëtohet, kalon pjesën më të madhe të kohës duke zhvilluar aftësitë e tij fizike dhe kreative. Dekorimi i kësaj dhome duhet të reflektojë lumturi dhe gëzim.  


E verdha

 

Është një ngjyrë shumë e përdorshme për dhomën e fëmijëve, nëse ajo vjen në nuancat e duhura reflekton gjallëri. Megjithatë ngjyrën e verdhë mund të mos e përdorni në mur por si pjesë të dhomës, ju mund të lyeni murin me ngjyrë gri dhe një pjesë e arredimit të dhomës të jetë në ngjyrë të verdhë.


Roza

 

Një nga ngjyrat e pavdekshme për dhomat e fëmijëve sidomos për vajzat, e kombinuar me ngjyrën e bardhë në krem jep një pamje fantastike.
Blu-Kjo ngjyrë relaksuese për fëmijët tuaj zakonisht përdoret për dhomat e djemve. Ajo kombinohet shumë mirë me ngjyrën e bardhe, gri dhe të verdhë duke sjellë diçka të veçantë për dhomën e fëmijëve.



Dekori. Fotografitë, zbukurimet,

 

ngjitëset në mur ndikojnë në fillimin e procesit të shpërqendrimit tek fëmija dhe në shumicën e rasteve janë të pakuptueshme nga ana e fëmijëve. Megjithëse arushat e rreshtuar në pragun e dritares mund të duken shumë bukur.

 


Një dhomë e thjeshtë është shumë më e shëndetshme për zhvillimin emocional të fëmijës. Prindi duhet të përpiqet të pengojë reflektimin direkt të dritës në syrin e fëmijës dhe të mundësojë një dritë të errët. Për këtë mund të përdoren ampula me fuqi të ulët. Nëse është e mundur drita nuk duhet të pasqyrohet nga lart poshtë por nga poshtë lart dhe të preferohet një ndriçim i fshehtë në tavan. Në asnjë mënyrë prindërit nuk duhet të lejojnë kompjuterin në dhomën e fëmijës, pasi me këtë përveç që e pengojnë gjumin e fëmijëve, gjithashtu rrezikojnë që fëmijët t’u nënshtrohen përmbajtjeve të rrezikshme, pa dijeninë e tyre. Më mirë është që në atë dhomë të mos ketë as televizor.


Më të lexuarat