Secondary Adv

Kafeja do te jete karburanti me i ri per autobuzet e Londres

Share on Google+

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të reduktuar ndotjen në kryeqytet, për autobuzët e Londrës është vendosur të përdoret një burim i ri karburanti: kafeja.

 

Kompania britanike Bio-Bean në bashkëpunim me Shell dhe Argent Energy krijuan një biokarburant, që ka si bazë kafen. Për projektin pilot me autoritetin e transportit në Londër, Bio-Bean ka prodhuar 6,000 litra vaj kafeje, të mjaftueshme për të ndihmuar në furnizimin e një autobuzi të një qyteti për një vit.

"Është një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të bëhet kur të fillojmë t’i  konsiderojmë mbetjet si një burim i pashfrytëzuar", tha në një deklaratë themeluesi i Bio-Bean Arthur Kay. Kompania mbledh mbetjet e kafesë së përdorur nga kafenetë, restorantet dhe fabrikat, dhe i transporton ato në objektin e riciklimit. Atje, mbetjet (llumi i kafesë) janë tharë para se të nxirret  vaji i kafesë.

Vaji i kafesë përzihet më pas me lëndë të tjera djegëse për të krijuar biokarburantin B20, i cili mund të përdoret në autobuzët dizel pa modifikim. Sipas Bio-Bean, Britania prodhon 500,000 ton mbetje kafeje në vit, shumica e të cilave hidhen në landfill ku ata mund të lëshojnë gazra të dëmshme serrë.

 


Më të lexuarat