Kina planifikon ndertimin e nje tuneli uji 1,000 km te gjate
Inxhinierët kinezë po testojnë teknikat që mund të përdoren për të ndërtuar një tunel prej 1,000 km të gjatë për të transportuar ujë nga Tibeti në Xinjiang.
Xinjiang, ndarja më e madhe administrative e Kinës, përfshin sipërfaqe të mëdha të shkretërave të pabanueshme dhe kullotave të thata.
Tuneli më i gjatë i Kinës është projekti Dahuofang, 85 km në provincën Liaoning, ndërsa tuneli më i gjatë në botë është tubi kryesor i furnizimit me ujë nën qytetin e Nju Jorkut, 137 km. Sipas medias lokale, në gusht qeveria kineze filloi ndërtimin e një tuneli në qendër të provincës së Yunnanit, i cili do të jetë më shumë se 600 km.
I përbërë nga më shumë se 60 seksione, secila e gjerë mjaftueshëm sa për të akomoduar dy trena me shpejtësi të lartë, do të kalojë nëpër male disa mijë metra mbi nivelin e detit në një zonë të rrënuar nga kushtet gjeologjike të paqëndrueshme.
Studiuesit thanë se ndërtimi i tunelit të Yunnanit do të ishte një "provë" e teknologjisë së re, metodave inxhinierike dhe pajisjeve të nevojshme për tunelin Tibet-Xinjiang, i cili do të devijonte lumin Yarlung Tsangpo në Tibetin jugor në shkretëtirën Taklimakan në Xinjiang.