Ky projekt i kthen mbetjet plastike ne stola te printuar ne 3D
Qyteti i Amsterdamit në Holandë po përdor një metodë unike në menaxhimin e mbeturinave. Studioja “The New Raw” me bazë në Roterdam përdor plastikën e ricikluar për të prodhuar stola të printuar në 3D për hapësirat publike.
Iniciativa e tyre "Print Your City" kombinon printimin 3D me riciklimin për ri-dizenjimin e hapësirës urbane. Sipas raporteve të fundit, banorët e Amsterdamit prodhojnë 23 kg mbeturina plastike për person në vit, një sasi e mjaftueshme për të ndërtuar një stol për çdo dy banorë çdo vit.
Prototipi i parë i krijuar nga kjo thirrje për veprim është një stol i quajtur XXX, i projektuar për Bashkinë e Amsterdamit. Aty mund të ulen dy deri në katër persona dhe stoli merr formën e një karrige lëkundëse të dyanshme.
Qëllimi është të mblidhen sa më shumë materiale plastike në qytet për t'u përdorur për projekte që mund të dizajnohen dhe zbatohen nga qytetarët.