Secondary Adv

Tesla perfundon ndertimin e baterise me te madhe ne bote

Elon Musk duket se e ka mbajtur premtimin e tij për ndërtimin e baterisë më të madhe të litiumit në botë në më pak se 100 ditë.

 

Tesla ka përfunduar instalimin e baterisë të litiumit në Australinë Jugore, një sistem Poëerpack me kapacitet 100 megavat. ‘Tesla Powerpacks’ janë instaluar dhe lidhur me fermën e turbinave të erës të Neoen, në veri të Adelaide dhe testimi i  baterive do të bëhet për të siguruar që kërkesat rregullatore lokale janë plotësuar para se të fillojnë të funksionojnë më 1 dhjetor.

Musk e bëri premtimin e tij në mars në Tëitter dhe numërimi i 100-ditëve filloi në fund të shtatorit pasi kompania nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Australisë Jugore. Musk në thelb e përmbushi premtimin e tij për rreth dy muaj, shumë më pak se afati 100-ditësh i vetëvendosur. Bateria do  të kushtojë të paktën 50 milionë dollarë.

Sistemi i Powerpack synon të "stabilizojë rrjetin e Australisë Jugore" dhe të ofrojë energji të mjaftueshme për më shumë se 30,000 shtëpi, që është gati e barabartë me sasinë e shtëpive që humbën energjinë në shtator.


Me te lexuarat ne Inovacion