Secondary Adv

Projekti i BMW per ndertimin e nje Hyperloopi per bicikleta

Share on Google+

Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve, BMW ka zbuluar projektin e saj më të ri, i cili në të ardhmen mund të zhvilloje çiklizmin në qytetet e mëdha.

 

I përshkruar si ‘Hyperloop for cycles’, infrastruktura e re e projektuar nga BMW përbëhet nga tuba qelqi të mëdhenj, të dizajnuar për të inkurajuar udhëtarët të udhëtojnë në mënyrë të sigurt nëpër qytete më biçikleta apo skutera elektrikë.

Krijuar për megaqytetet në Kinë, tubat e mbyllur janë të mbuluar dhe mbrojnë përdoruesit nga ndotja e rrezikshme e ajrit, automjetet motorike dhe moti i keq. Kompania ka krijuar plane për dy rrugë në Shangai, të cilat së bashku përbëjnë më shumë se 20 kilometra cikle. Përveç lidhjes me rrjetin e zakonshëm rrugor, rruga do të lidhet me stacionet nëntokësore, qendrat (nyje) e tjera të trafikut dhe madje edhe qendrat tregtare. Kjo rrugë për biçikleta do të ndërtohet duke përdorur një sistem modular, seksionet do të ndërtohen një nga një dhe më pas do instalohen në vend. Ajo ka një limit shpejtësie prej 25km/h, që do të zbatohej rreptësisht dhe për arsye sigurie do të ndalohej lëvizja e biçikletave të zakonshme.


Më të lexuarat