Secondary Adv

Makina fluturuese britanike do te kushtoje 1.5 milion paund

Share on Google+

Një firmë britanike ka zbuluar planet e saj  për prodhimin e një makine fluturuese, e cila mund të jetë gati për shitje në vitin 2020.

 

E quajtur NeoXCraft, ajo do të jetë në gjendje të udhëtojë në rrugë, ajër dhe ujë. Por ajo nuk do të jetë aspak e lirë! Ky automjet hibrid do t'ju kushtojë 1.5 milionë paund (2 milionë dollarë).

Vetura me dy vende, mban 180 kg ngarkesë, mund të arrijë shpejtësi deri në 210mph (320kph) dhe mund të fluturojë për një orë mes 305 metër dhe 914 metër. NeoXCraft, e cila do të kontrollohet nëpërmjet një programi kompjuterik, është vizioni i përbashkët i kompanisë ajrore me bazë në Nottingham, VRCO dhe Universitetit të Derby.

Sipas Mike Smith, kryetar dhe bashkë-themelues i projektit, kur makina është e sigurt në tokë, piloti mund ta transformojë atë nga një mjet fluturimi në një mjet për të udhëtuar në rrugë, me shtypjen e një butoni. Megjithë çmimin fillestar prej 1.5 milionë paund (2 milionë dollarë), VRCO thotë se tashmë atë e kanë porositur rreth 100 veta.


Më të lexuarat