Samsung krijon baterine e grafenit, e cila und te karikohet per vetem 12 minuta
“Samsung Electronics” ka zhvilluar teknologjinë e baterive duke përdorur si material grafenin. Kjo do ju ndihmojë të karikoni smartfonin tuaj pesë herë më shpejt.
Teknologjia është bërë duke përdorur grafenin, një shtresë ultra e hollë e karbonit, vetëm një atom i trashë që është 200 herë më i fortë se çeliku. Ky material rrit kapacitetin e një baterie tradicionale me jone litiumi me pothuajse 45 për qind dhe shkurton në mënyrë dramatike kohën e saj të karikimit.
Aktualisht, bateritë me jone litiumi marrin rreth një orë për t’u rimbushur, por Samsung pretendon se kjo mund të shkurtohet në vetëm 12 minuta me shtimin e materialit të grafenit.
Samsung, me seli në Seul, Koreja e Jugut, njoftoi se materiali i krijuar prej saj mund të bashkangjitet tek bateritë tradicionale. Kompania shpreson se shpikja e saj do të ndihmojë një ditë për të krijuar bateri për makinat elektrike, të cilat karikohen dukshëm më shpejt se modelet aktuale.