Secondary Adv

Kjo makine elektrike do te jete me e shpejte se Tesla por do te kushtoje 5 here me shume

Një kompani tajvaneze ka prezantuar një makinë elektrike që pretendon se mund të rivalizojë dhe madje të tejkalojë Roadsterin e ri të Teslës.

 

E quajtur Mis R, ajo u zhvillua së fundmi nga Xing Mobility dhe është e aftë të shkojë nga 0-100 kilometra në orë në 1.8 sekonda, një të dhjetën e sekondës më e shpejtë se Roadster.

Super makina mund të arrijë shpejtësi më shumë se 269 km/h, të mundësuar nga katër motorë 350V. Paketa e baterive e Miss R mund do të prodhojë 1 megavat energji me 98 module që mbajnë 4,116 qeliza,  30-50% më pak se ato të makinave të tjera elektrike që po prodhohen aktualisht. Megjithatë, kompania Xing Mobility thotë se prodhimi i Miss R do të jetë i kufizuar në 20 dhe çdo makinë do të kushtojë 1 milion dollarë.


Me te lexuarat ne Inovacion