Secondary Adv

Teksas, ndertohet stadiumi i pare me panele diellore

Share on Google+

Kompania Bjarke Ingels Group ka prezantuar projektin e saj  për ndërtimin e një qendre të re sportive dhe  argëtuese në Austin të Teksasit.

 

Ajo do të përfshijë lloje të ndryshme sportesh (futboll, basketboll, rugby, hipizëm), arenë muzikore,  dyqane dhe restorante. Kompleksi modern do të ketë një sërë kupolash fotovoltaike, të cilat do të sigurojnë energjinë e nevojshme elektirke.

Kompleksi masiv prej 120,773 metra katror do të vendoset në lindje të qytetit Austin. Kur të përfundojë ndërtimi, në stadiumin me 40,000-vende dhe në arenën me 15,000 vende, do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive dhe muzikore.

Dizajni i përgjithshëm i ndërtesave është i frymëzuar nga rrënjët kulturore lokale të Teksasit dhe Austin-it. Tavani do të jetë i pajisur me panele fotovoltaike të kuqe për të siguruar energji të pastër për kompleksin dhe potencialisht të sigurojë energji për qytetin e Austin.

  


Më të lexuarat