Secondary Adv

Kjo shtepi e mrekullueshme modulare mund te ndertohet ne me pak se 24 ore

Share on Google+

Arkitekti italian Renato Vidal ka krijuar një shtëpi të parafabrikuar, të palosshme që kërkon më pak se një ditë për t’u instaluar në një vend të caktuar.

 

Shtëpia M.A.Di është  jo vetëm e qëndrueshme, por e projektuar për të përballuar tërmetet.  Prodhuar nga specialisti i drurit Area Legno në Itali, shtëpia M.A.Di është ndërtuar duke përdorur CLT (dru të laminuar) për të krijuar një shtëpi familiare, modulare dhe multi-funksionale.

 

Shtëpia M.A.Di vjen në disa madhësi, duke përfshirë një shtëpi të vogël 27 metër katror, shtëpia e dyfishtë 46m² ose 56m² dhe një shtëpi familjare 70m² ose 84m² . Çdo shtëpi shtrihet në dy kate dhe vjen e pajisur me një kuzhinë, dhomën e ngrënies dhe banjo që ndodhet në katin përdhes, ndërsa dhomat e  gjumit janë të vendosura në katin e sipërm. Struktura e kornizës të ndërtesës  në formën e A-së dhe aftësia unike e palosjes mundësojnë që shtëpia të jetë e parafabrikuar jashtë vendit të ndërtimit dhe të transportohet nëpërmjet kamionëve ose kontejnerëve në vendin e caktuar. Kur moduli është i mbyllur dhe i palosur për transport, lartësia është 1.5 m dhe pastaj kur fillon të ndërtohet ka një lartësi prej 6.5 m. Për ndërtimin e shtëpisë nevojiten 3 punëtorë dhe 6-7 orë  orë për t'u përfunduar. Çmimet e  M.A.DI fillojnë nga 33,000 dollarë dhe mund të shkojnë deri në 74,000 dollarë. 


Më të lexuarat