Kompania suedeze nxjerr ne shitje makinen e saj te pare elektrike per 18 mije dollare
Kompania suedeze Uniti ka prezantuar makinën e saj të parë elektrike, të quajtur United One.
United zbuloi makinën e re elektrike të qytetit, në një event në Suedi, ku gjithashtu njoftoi se ajo do të ketë çmim prej 14,900 euro (17,532 dollarë) kur të dalë në shitje në vitin 2019.
Makina elektrike mund të udhëtojë deri në 299 km me një bateri të vogël 22 kWh. Uniti gjithashtu po planifikon të ofrojë një linjë të automjeteve me dy, katër dhe pesë vende, por me çmim më të lartë, 19,900 euro (23,415 dollarë amerikanë). Përveç pjesës së jashtme futuristike, deri më tani tipari më i bukur është sistemi qendror kontrollues që zëvendëson timonin tradicional. Blerësit mund të rezervojnë United One me një depozitë prej 149 euro dhe kompania thotë se deri më tani ka marrë më shumë se 1,000 porosi.