Secondary Adv

Harrojeni benzinen! Automjetet do te perdorin karburant te prodhuar nga birra ne 2022

Share on Google+

Së fundmi shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë karburant nga birra. Një zbulim, që mund t'i japë fund varësisë sonë  tek benzina.

 

Kimistë në Universitetin e Bristolit arritën këtë sukses duke konvertuar etanolin që gjendet tek birra në butanol. Ata thonë se nuk do të jetë e largët koha kur do shohim makina që do të përdorin llojin e ri të karburantit. Ekspertët parashikojnë se birra do të jetë burimi kryesor i karburantit për transportin në 2022.

Etanoli, përbërësi kryesor i pijeve alkoolike, është përdorur tashmë si një alternativë për benzinë në mbarë botën. Megjithëse përdoret, etanoli nuk është një zëvendësues ideal pasi  ka një densitet të ulët të energjisë dhe mund të jetë mjaft korroziv ndaj motorëve. Kimistët mundën të konvertojnë etanolin në butanol në kushte laboratorike me etanol të pastër dhe të thatë. Butanoli është shumë i ngjashëm me etanolin, por është një burim shumë më i mirë i karburantit.

Profesor Duncan Wass, autori kryesor i studimit, tha: "Një nga përfitimet më të mëdha të përdorimit të butanolit si lëndë djegëse është se mund të përdoret te makinat aktuale me benzinë  pa modifikime ose me modifikime shumë të vogla. Ky është një zëvendësim për naftën aktuale.”


Më të lexuarat