Secondary Adv

Projekti holandez per ndertimin e fermes me te madhe te eres ne bote

Share on Google+

TenneT, kompania primare e shërbimeve elektrike holandeze, po planifikon të ndërtojë fermën më të madhe të erës në botë si edhe një ishull artificial, në Detin e Veriut.

 

Ky ishull do të shërbejë si një qendër operacionale për një rrjet të fermave me erë në det të hapur me një strukturë shumë më të madhe se çdo qendër ekzistuese.

Plani, tashmë në fazat e tij të avancuara, sugjeron Dogger Bank, 125 km (78 milje) larg nga brigjet lindore të Yorkshire në Angli, si vendin e  mundshëm për ndërtimin e ishullit. Centrali i energjisë do të dërgonjë energji elektrike në Britani të Madhe dhe Holandë, dhe ndoshta më vonë në Belgjikë, Gjermani dhe Danimarkë.

Megjithëse plani i ishullit është ambicioz, detajet specifike të drejtimit të një objekti të tillë janë ende në zhvillim dhe përfitueshmëria e saj mbetet për t'u parë.  Për të akomoduar të gjitha pajisjet, ishulli do të ketë një sipërfaqe rreth 5-6 km katror, sa një e pesta e madhësisë se Ishullit Hayling në Kanalin e La Manshit.

Hapat e ardhshëm për planin do të vijnë gjatë vitit 2018 në formën e një udhërrëfyesi të botuar në Holandë. Nëse gjithçka shkon mirë, Van der Hage tha se ishulli mund të jetë operacional në vitin 2027. Ndërtimi i këtij projekti do të kushtojë 1.31 bn paund.


Më të lexuarat