Secondary Adv

Pas 150 vjetesh ndodh eklipsi i plote i Super Henes 

Share on Google+

Më 31 janar do të ndodhin 3 ngjarje të veçanta qiellore, duke rezultuar atë që disa e quajnë eklipsi i plotë i Hënës Super Blu. Sipas Space.com, kjo ngjarje e rrallë astronomike nuk ka ndodhur për më shumë se 150 vjet.

 

Një super hënë, si ajo në ditën e Vitit të Ri, është termi që përdoret kur hëna e plotë është më afër Tokës në orbitën e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Një super hënë u vëzhgua në të gjithë botën në Ditën e Vitit të Ri, më 1 janar, mbi Reno, Nevada.  Më 31 janar, hëna do të jetë e plotë për herë të dytë në një muaj, një rast i rrallë  që ndodh një herë në dy vjet e gjysmë, i njohur si hëna blu. Megjithëse quhet Hëna Blu, hëna nuk duket blu. Emri tregon se është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar.

 

Në fund do të ketë edhe një eklips të plotë hënor. Por ndryshe nga eklipset diellore të vitit të kaluar, kjo ngjarje qiellore nuk do të jetë aq e dukshme në Shtetet e Bashkuara kontinentale. Pamjet më të mira të eklipsit do të jenë në Azinë qendrore dhe lindore, Indonezi, Zelandën e Re dhe Australi. Më 31 janar, ngjarja do të ndodhë në mes të natës.  Këtë herë, ngjyra do të ndryshojë me të vërtetë, por  nuk do të jetë blu. Gjatë një eklips hënor, Toka vendoset midis diellit dhe hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore. Kjo hedh një hije të Tokës mbi hënë dhe e bën atë të duket e kuqe ose portokalli gjatë tërësisë.


Më të lexuarat