Sistemi ynë diellor është i përbërë nga dielli dhe çdo gjë tjetër që sillet në orbitë përreth yllit tonë; planetet, planetet xhuxhë, hënat dhe shkëmbinjtë hapësinorë.
1. Orbita jonë rreth Diellit është pothuajse rrethore që ndryshon mes 91.4 milion milje deri në 94.5 milion milje në largësinë e saj (aphelion).
2. Dielli përfaqëson rreth 99.86 përqind të masës totale të sistemit tonë diellor.
3. Diametri i Diellit është më shumë se 100 herë më i madh se ai i Tokës.
4. Ndryshe nga Toka dhe planetet e tjera që rrethojnë Diellin, Dielli orbiton vetë qendrën e galaktikës, por merr rreth 250 milionë vjet për të përfunduar një orbitë.
5. Në orbitën e tij nëpër galaktikë, Dielli udhëton rreth 140 kilometra në sekondë.
6. Ngrohja e Diellit vjen nga bashkimi bërthamor pasi atomet e hidrogjenit bashkohen së bashku për të formuar helium.
7. Dielli pritet të vazhdojë të digjet për rreth pesë miliard vjet.
8. Edhe pse temperatura e sipërfaqes së Diellit vlerësohet të jetë midis 5,000 dhe 6,000C, brendësia e tij mund të arrijë në 15,000,000C.
9. Dielli është klasifikuar si një yll Yellow Dwarf. Ndërsa digjet, ai do të bëhet më i ndritshëm dhe më i madh dhe do të kthehet së pari në një Red Giant, pastaj një Yellow Dwarf .
10. Kur të bëhet një Red Giant , do të zgjerohet dhe do të përfshijë Mërkurin, Venusin dhe Tokën.