
Ja disa dhurata hi-tech per Krishtlindje me cmim te arsyeshem
Krishtlindjet dhe Viti i Ri është në prag dhe shumë njerëz fillojnë të mendojnë për dhuratat që duhet të bejnë, kush fëmijëve, kush të dashurve, kush miqve.
Më poshtë është një listë me sugjerime për ata që janë të dashuruar me teknologjinë dhe internetin. Sipas të dhënave të operatoreve të kësaj fushe, produktet hi-tech këtë fundviti mendohet që të jenë edhe mëtë lira në krahasim me vitin e kaluar. Me fjalë të tjera, për të apasionuarit pas këtyre prodhimeve, mendohet se është një moment i mirë për tu orientuar drejt tyre, kur është fjala për të bërë dhurata, por edhe për të kënaqur veten. Mos harroni nese këto produkte nuk i gjeni në tregun vendas, mundësitë online janë të shumta!
Projektor për Smartphone
Me rreth 20 euro, psh, mund të çosh në shtëpi një projektor për smartphone.
Një pale doreza touch
Me 20 euro mund të blesh edhe një pale doreza të posaçme për të komanduar ekranin e tyre touch ne ditet e ftohta te dimrit.
Krah për selfie
Po me këtë shume mund të blini edhe një krah teleskopik të posaçëm për të realizuar selfie cilësore dhe panoramike.
Karikues baterie te lëvizshme
Gjithashtu, po me 20 euro mund të blini edhe një karikues baterie të lëvizshme, shumë e përshtatshme për ata e lëvizin më shumë gjatë ditës.
Pene për tablet
Me rreth 30 deri ne 60 euro mund të blini një pene me te cilën mund të shkruani përmbi ekranin e një tableti sikurse ajo të ishte një letër e zakonshme A4.
Tastierë Wireless
Po kështu mund t’i lejoni vetes të blini një tastierë wireless për të apasionuarit e videolojrave.
Altoparlant pa tel për të dëgjuar muzikë
Një ide e mirë do të ishtë të blinit një altoparlant pa tel gjithashtu për të dëgjuar muzike ndërkohë që jeni në lëvizje, apo gjatë dushit, apo edhe ndërsa jeni në natyrë.
Byzylyk elektronik për monitorimin e aktivitetit fizik
Nëse keni më shumë mundësi dhe mund të shpenzoni një buxhet që shkon deri në 100 euro, në këtë rast mund të kënaqni të apasionuarit pas fitness-it dhe aktivitetit fizik me një smartband, një byzylyk elektronik që është në gjendje të monitoroje aktivitetin fizik.
Dronët
Trendi i këtyreve muajve kanë qënë me patjetër dronët, ku pas shfaqes në ndjeshjen e kombëtares sonë me Serbinë, u bënë shumë të popullarizuara edhe në Shqipëri. Një dhuratë e tillë mund të kënaqë shumë të apasionuarit pas shpikjes së fundit.
Ja disa dhurata hi-tech per Krishtlindje me cmim te arsyeshem.Ide per dhurata per krishtlindje,Ide per dhurata per vitin e ri, ide per dhurataper vitin e ri, krishtlindjet,
Më të lexuarat








