Secondary Adv

CES 2018, Samsung prezanton televizorin me te ri te quajtur The Wall

Share on Google+

Samsung zbuloi një TV të ri në CES 2018 të cilin e quan "The Wall". Ky televizor ju lejon të rregulloni madhësinë e tij për t`u përshtatur më mirë ambjentin tuaj.

 

Samsung thyen kufijtë duke sjellë projektin më të fundit si televizori i parë "modular" në botë që ju lejon të rregulloni madhësinë e tij, i cili do të përshtatet më së miri me muret e dhomës suaj ose kudo tjetër që mund ta vendosni atë. Modeli i veçantë Samsung shfaqet në  CES me përmasa 146 inç. Në atë madhësi, një televizor do të ishte më mirë i montuar në mur.

Ekrani "mikro LED" përmban shumë përfitime nga shfaqjet OLED, duke përfshirë riprodhimin e përsosur të ngjyrës së zezë, të pafundësisë të kontrastit dhe ngjyrave të mrekullueshme.  Përzierja e 4K, HDR, ekranit mikro LED dhe përmasat e tij madhore prej 146 inç është një pamje për t`u admiruar.

Nga eksperienca në CES, mikro-LED i Samsung-ut siguron që ekrani i OLED të jetë i barabartë me cilësinë e fotografisë dhe mund të përdoret në mënyrë të dukshme për televizorë më të vegjël që jo domosdoshmërisht duhet të zënë një mur të tërë.  Pak detaje ekzistojnë rreth Wall-it, duke përfshirë çmimin e tij, çmimin e moduleve ose disponueshmërinë, por Samsung thotë se do të publikojë më shumë detaje në mars. Është e mundshme që të jetë një koncept apo produkt ultra luksoz me një çmim të madh, por gjithmonë ekziston mundësia që teknologjia të zhvillohet deri në pikën e qëndrueshmërisë tregtare.


Më të lexuarat