Si te perzgjidhni abazhuret e shtepise
Keni zgjedhur një abazhur të ri tryeze për shtëpinë tuaj, por sa rëndësi i keni kushtuar formës? Abazhuri i duhur mund të transformojë një ambjent monoton në një ambjent elegant, ndërsa forma e gabuar mund të bëjë edhe abazhurin të duket keq nga ana proporcionale apo e papërshtatshme për dhomën duke e humbur dhe funksionin e tij.
Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të zgjidhni formën dhe vendosjen e duhur të një abazhuri.
Lartësia.
Si rregull i pranuar, duhet zgjedhur një formë abazhuri që është dy të tretat e lartësisë së bazës. Ky proporcion siguron që abazhuri të mos duket i rëndë në pjesën e sipërme apo të poshtme të tij. Gjithashtu, sigurohuni që forma e tij, të mos ekspozojë asnjë nga elementet përbërës për shembull strukturat mbajtëse.
Kompani te sygjeruara ne kateogorine Ndricim i brendshem
Forma.Në qoftë se baza e abazhurit është e rrumbullakët, ajo do të duket më mirë, me një formë të rrumbullakët të pjesës së sipërme. Një bazë katrore ose këndore, në përgjithësi, duket mirë në një formë katrore. Vetëm në një rast bëhet një përjashtim: nëse ju keni vënë një abazhur me bazë katore, në një tryezë të rrumbullakët, ju mund të dëshironi ta evidentoni më shumë formën e tavolinës duke përdorur një formë të rrumbullakët abazhuri. Megjithatë, në përgjithësi, është më mirë të zgjidhet një formë që reflekton formën e bazës dhe formën e tavolinës në të cilën është vendosur. Në rastin e një shandani me qirinj, ai do dukej mirë mbi çdo formë objekti që është i vendosur.
Gjërësia. Kur vjen puna për të vlerësuar gjërësinë, mbani mend që pjesa më e gjerë e formës duhet të jetë së paku 1cm në çdo anë, sesa në pikën e bazës. Kushtojini vëmendje vendit të abazhurit.
Sigurohuni që forma e abazhurit të mos kalojë sipërfaqen e tavolinës që është vendosur si për shembull në dhomën e gjumit, një abazhur me formë më të gjerë se tavolina, mund të behet edhe pengesë në momentin kur ngrihesh nga krevati. E njëjta gjë vlen edhe për një abazhur në një tryezë sallë: mos e vendosni në cep të tavolinës në mënyrë që të mos bëhet pengesë kur kaloni.
Tejdukshmëria. Nëse keni nevojë për një abazhur për të lexuar apo për të ndriçuar mirë ambientin, veshja e sipërme duhet të jetë e tejdukshme. Nëse ju duhet një abazhur i thjesht për një ton të lehtë dritë dhe jo per ndriçimin e dhomës, një veshje opake e abazhurit do të ishte një zgjedhje e mirë.
Veshja e valëzuar. Abazhurët me veshje të valëzuar (me pala) kanë një stil më tradicional. Ata janë më të përshtatshëm në ambjente me një mobilim klasik apo antik. Kështu që, nëse dhoma juaj ka një arredim modern, nuk do të shkonte një abazhur me veshje të valëzuar (klasike).
Kompani te sygjeruara ne kateogorine Ndricim i brendshem
Çfarë llambe duhet zgjedhur për abazhurin? Përpara se të përzgjidhet një llambë, duhet ditur që ajo zgjidhet në bazë të voltazhit dhe intensitetit të përshtatshëm për abazhurin. Në rast se llamba ka voltazh më të madh se abazhuri, ajo do të digjet. Rregulla të tjera për t’u pasur parasysh janë që llamba përzgjidhet në bazë të teknologjisë së saj, të dritës që nxjerr apo të formës së saj. Edhe pamja ka rëndësi të veçantë. Ka llamba të rrumbullakta, ovale, në formën e flakës apo llamba të lyer me kokrriza.
Llojet kryesore të llambave. Llamba tradicionale me inkandeshencë ka filluar të zëvendësohet me llamba më cilësore dhe më ekonomike. Llamba fluoreshente-kompakte, për shëmbull, është llamba më ekonomike, një llambë që konsumon deri në 5 herë më pak energji se një llambë tradicionale. Llambat me konsum të ulët bëjnë të mundur të ulet konsumi i energjisë dhe shuma e pagesës së faturave, duke garantuar njëkohësisht një ndriçim cilësor. Një teknologji tjetër moderne janë drita LED, elektrone që prodhojnë energji në formën e dritës. Drita LED bën të mundur të kursehet 3 herë më shumë energji se llambat inkandeshente. Për abazhurët e varur në tavan apo llampadarët, shumë dekorativë mund të përdoren llamba me voltazh të madh. Ideale do të ishte të përdoreshin llamba halogjene apo inkandeshente për një dritë difuze.
Abazhurët e tryezave kanë avantazhin se mund të përdoren me çfardo burim energjie. Ato mund të përdoren me llamba halogjene, inkandeshente, me LED apo me llamba me konsum të ulët. Një llampadar mund të ndriçohet në mënyrë optimale me llamba fluoreshente-kompakte dhe me LED, sepse ndriçimi i tyre është cilësor dhe më ekonomik në të njëjtën kohë.