Secondary Adv

Stacioni i pare i karikimit super te shpejte tani eshte funksional

Share on Google+

Kompania Allego njoftoi se karikuesit e parë publikë ultra të shpejtë tani janë funksionalë dhe ndodhen në Gjermani.

 

Katër karikuesit super të shpejtë janë të vendosur në Kleinostheim afër Frankfurti, pranë autostradës A3. Në stacione mund të karikohen njëkohësisht katër makina elektrike, fillimisht me 175 kW.  Në pranverën e vitit 2018, stacionet e ngarkimit do të përmirësohen për të mundësuar karikimin deri në 350 kW në dy nga katër lidhjet.

Stacionet e reja të karikimit "Ultra-E" EV do të ndërtohen në intervalet 150 deri në 200 kilometra (93 deri në 124 kilometra), në afërsi të daljeve të autostradës. Një stacion tjetër do të ndërtohet në Bernau, Gjermania Juglindore. Nga vera e vitit 2018, destinacionet nga bregu holandez deri në kufirin austriak do të jenë më lehtë të arritshëm me në një makinë elektrike.

 

Projekti 'Ultra-E' financohet nga një aleancë e kompanive të energjisë, prodhuesve të automjeteve, furnizuesve të automobilave dhe institucioneve publike. Përveç Allego BV, e cila vepron si koordinatore, janë përfshirë edhe Audi AG, BMW i, Renault, Magna, Bayern Innovativ, Hubject, Smatrics dhe Verbund AG. Një buxhet i përgjithshëm prej 13 milionë eurosh është në dispozicion për zgjerimin e korridorit "Ultra-E", i cili pjesërisht financohet nga Bashkimi Europian.


Më të lexuarat