Secondary Adv

5 pajisje teknologjike qe do ta benin zyren tuaj me te rehatshme

Share on Google+

Pamja e para që të vjen ndërmend kur përmendet fjala zyrë, është një ambient i mbyllur, me një tavolinë pune e rafte të mbushura plot me dosje. Por, sot mund të mos kesh nevojë për një ambient të tillë, për të kryer punën dhe për të ofruar një shërbim të caktuar. Interneti ka njohur përdorim gjithnjë e më të madh në botë por vitet e fundit edhe në vendin tonë, duke bërë që të funksionojnë edhe zyrat virtuale.

 

 

Mjafton një kompjuter personal dhe shërbimi i internetit, për të kryer të gjitha procedurat e kërkuara, pa patur nevojë të gërmosh ne dosje pafund që për më tepër të kushtëzojnë edhe me një hapësirë të gjera. Por ndonjëherë disa gjëra si një karrige e përshtashme, një kompjuter i vendsour mirë dhe programe inovative mjaftojnë për të mbyllur një ditë pune të suksesshme.

1-Një krah mbajtës për monitorin

 

Ju nuk duhet të nënvlerësohni rëndësinë që ka një monitor i pozicionuar si duhet tek kompjuteri. Vendosja e ekranit tuaj në vend të gabuar mund të shkaktojë lodhje të syve dhe dhimbje të qafës. Ekspertët thonë se vendi më i mirë për një monitor është përballë me ju, në nivelin e syve.  Provoni një krah mbajtës për monitorin me teknologji stë lartë, si një nga Ergotron. Ajo do të japë më shumë fleksibilitet dhe mund të rregullohet lehtë për çdo pozicion. Krahet e monitorit gjithashtu bëjnë të lehtë për të lëvizur një ekran kur ju keni nevojë për të punuar me letër në projekte të ndryshme.


2-Ngrohës kafeje USB


Pa marrë parasysh sa të nxehtë ua sjellin kafen, ajo mund të ftohet brenda pak minutave deri sa vjen në zyrën tuaj, veçanërisht në dimër. Një e shkuar në bar mund të ndërpresë punën dhe të ulë produktivitetin, kështu që konsiderojeni si dhuratë një ngrohëse kafeje USB. Kjo pajisje e thjeshtë mund të lidhet me kompjuterin tuaj dhe arrin ta mbajë kafen të ngrohtë aq sa ju dëshironi. Për më pak së 10 dollarë ajo mund të bëhet e juaja.


3- Një karrige Hi-tech për në zyrë

 

Kur vjen puna tek karrigia e përshtatshme për në zyrë, të gjithë kemi probleme. Pasi asnjë nga to nuk është e rehatshme. Orët e gjata të punës dhe e ndejtura ulur na shkakton shpesh dhimbje mezi. Shumë kompani mobiljesh për zyra kanë projektuar karrige Hi-tech të cila ju lejojnë të ktheheni ose të punoni në pozicione të ndryshme. Një karrige të tillë ka prezantuar edhe kompania Steelcase. Kjo karrigë ka mbajtëse për krahët dhe mund të ulet dhe të ngrihet sipas lartësisë së tavolinës së punës dhe monitorit të kompjuterit. Mund të jetë e juaja për vetëm 1.000 dollarë.


4- Speech-to-text software

 

Të shkruarit në postë elektronike është një pjesë moderne e vendeve të punës sot. Por çfarë mund të bëjë teknologjia për ju? Duke qenë më duar të lira  ju mund të rehatoheni në një kënd të përshtatshëm dhe të shkruani pa qënë e nevojshmë të uleni në një tavolinë pune. Ju mund ta shkruani artikullin tuaj në Ipad dhe të vendosni fotot që dëshironi për ta bërë gati për publikim, pa qënë nevoja të jeni në zyrë. Shumica e smartphone-ve vijnë me një aplikacion “Notes” tashmë të instaluar, por Dragon Dictate është një pajisje për personat që shkruajnë artikuj lajmesh apo libra, dhe mund të jetë një dhuratë e vlefshme për miqtë tuaj. Kjo pajisje punon në dy telefona dhe kompjutera dhe i lejon përdoruesit të diktojnë dhe të redaktojnë dokumentat e tyrë pa qënë afër me njëri-tjetrin.


5-Karikuese me energji diellore


Shumë kompani elektronike siç është DigiTimes, po punojnë për ndërtimin e karikuesve për aparate elektronike, me teknologjinë që shfrytëzon energji diellore siç janë panelet solare. Disa marka prodhuese aparatesh telefonikë siç është Apple, Samsung apo LG i kanë përqëndruar objektivat e tyre për karikuesët e baterive me energji diellore. Ju mund të shfrytëzoni energjinë diellore për të karikuar smartphon-in tuaj pa qënë nevoja të harxhini energji elektrike. Karikuesit me energji diellore kanë një bateri të brendshme që pasi karikohet me energji diellore, karikon pajisjet e tjera. Mund të karikojë edhe direkt me energji diellore. Përvec karikuesit, janë gjithashtu një seri fishash të përshtatshme për ta lidhur me një numër të madh pajisjesh, mbi 8 fisha të ndryshme.


Më të lexuarat