Secondary Adv

SHBA, prodhohet ilaci me i shtrenjte ne bote

Share on Google+

Një terapi e re e gjeneve është miratuar nga FDA. Ajo quhet “Luxturna” dhe shëron verbërinë e trashëguar. Ky ilac kushton 850,000$ duke e bërë atë një nga trajtimet më të shtrenjta në botë.

 

Spark Therapeutics është kompania që lëshoi dozën dhe fillimisht kishte planifikuar ta shiste atë për një milion dollarë. Kjo është terapia e parë e gjeneve që trajton një sëmundje të trashëguar. Ky është një injeksion që përdor një virus për të dhënë një gjen zëvendësues në indin e retinës së njerëzve të lindur me llojin e verbërisë së trashëguar. Një injeksion kushton $ 425,000 dhe është nevoja për nga një për secilin sy.

 

Çmimet e këtij medikamenti nuk janë të rregulluara nga Qeveria e SHBA. Kjo u lejon kompanive të ilaceve të vendosin çmimet e tyre. Megjithatë, dicka po ndryshon sepse njerëzit po ngrenë zërin e tyre kundër çmimeve të larta. Kjo ka bërë që kompanitë të japin shpjegime më të detajuara.

 

Kompania ka futur shumë plane për pagesën dhe përfshin pagesën me këste gjatë një numri vitesh. Kompania gjithashtu do të paguajë disa nga kostot nëse pacienti nuk përmirësohet siç pritej. Ky ilaç i ri mund të sjellë një ulje në çmim në të ardhmen, por tani për tani qëndron në 850,000 dollarë.


Më të lexuarat