Secondary Adv

Kina do te mbjelle nje pyll te ri masiv, me siperfaqen e Irlandes

Share on Google+

Qeveria e Kinës ka njoftuar se do të mbjellë 6.66 milion hektarë pyje në 2018, një zonë afërsisht sa madhësia e Irlandës.

 

Administrata Shtetërore Pyjore e Kinës po punon drejt rritjes së përqindjes totale të territorit të vendit të mbuluar nga pyjet nga 21.7 për qind në 23 për qind deri në 2020, pastaj në 26 për qind deri në vitin 2030.

 

Projekti masiv i ripyllëzimit do të jetë një bashkëpunim mes qeverisë kineze dhe grupeve të brendshme dhe të jashtme që dinë të kryejnë këtë punë. "Kompanitë, organizatat dhe talentet që specializohen në punën e gjelbërimit janë të gjithë të mirëpritur të bashkohen në fushatën masive të gjelbërimit të vendit. Bashkëpunimi midis qeverisë dhe kapitalit social do të vihet në listën e prioriteteve", tha Zhang Jianlong, kreu i administratës pyjore.

 

Ky njoftim i fundit nuk është projekti i vetëm i ripyllëzimit që po zhvillohet në Kinë. Strategjia e mbjelljes së pemëve është përdorur gjithashtu për të luftuar shkretëtirëzimin në shkretëtirën Gobi, me rezultate të përziera. Projekti më i fundit i ripyllëzimit mund të ketë më shumë sukses pasi është përqendruar në mbjelljen në rajone tashmë të përshtatshme për rritjen e pyjeve. Pasi Kina shpalli një emergjencë kombëtare mbi ndotjen në vitin 2014, vendi me një popullsi  prej gati 1.4 miliardë banorë ka investuar shumë në përmirësimin e shëndetit të mjedisit dhe zhvillimin e teknologjive të pastra.

 

Ripyllëzimi është një armë në këtë luftë të ndotjes. Në vitin 2018, pemët do të mbillen kryesisht në provincën verilindore Hebei, provincën tibetiane Qinghai dhe në shkretëtirën Hunshandake në rajonin autonom të Mongolisë veriore. Kina ka shpenzuar 538 miliardë juanë (82,765,920,000 dollarë) në përpjekjet e saj të ripyllëzimit gjatë pesë viteve të fundit dhe ka në plan të shpenzojë shumë më tepër, pasi do të transformojë pjesën më të madhe të tokës në pyje.


Më të lexuarat