Secondary Adv

Kina nderton pastruesin me te madh te ajrit ne bote

Share on Google+

Inxhinierët kinezë kanë ndërtuar pastruesin më të madh të ajrit në botë në një qytet në veri të Kinës.

 

Kulla cilindrike, e lartë 100 metër (328 ft) thuhet se është në gjendje të përmirësojë cilësinë e ajrit brenda një zone prej 10 kilometrash katrorë. Cao Junji, inxhinier kryesor i projektit, tha për South China Morning Post se "kulla nuk ka “shokë” në aspektin e madhësisë dhe rezultatet janë mjaft inkurajuese."

Raportet nga Instituti i Mjedisit së Tokës në Akademinë Kineze të Shkencave thanë se sistemi i pastrimit mund të reduktojë 15 përqind të grimcave të imëta në smog, të cilat konsideroheshin më të dëmshme për shëndetin.

Sipas disa raportimeve të tjera kulla ishte përfunduar në maj të 2016-ës dhe kishte kaluar disa teste për të parë nëse ajo mund të përmirësonte cilësinë e ajrit në lagjen përreth. Kulla dhe pjesët e lidhura me makinerinë zënë një sipërfaqe prej 2.580 metrash katror në Xi'an, kryeqyteti i Provincës Shaanxi në veri-perëndim të Kinës.

 

Ajo punon duke përdorur energjinë diellore për të pompuar ajrin e pistë përmes mekanizmave të pastrimit dhe është aq efektive sa mund të punojë edhe në mot të ftohtë.

Kulla mund të pastrojë 10 milionë metra kub ajër të ndotur çdo ditë. Kur të përfundojë nëdërtimi i kullës, ajo mund të zvogëlojë nivelet e ndotjes së rëndë deri në nivele të moderuara.


Më të lexuarat