Secondary Adv

Robomart prezanton dyqanin elektrik, autonom

Share on Google+

Makinat autonome e kanë bërë jetën tonë më të lehtë si edhe lëvizjen nga njëri vend tek tjetri një detyrë më të thjeshtë.

 

Por, sa bukur do të ishte nëse nuk do të na duhej më të shkonim në dyqan, por të vinte ai tek ne? Tani kjo mund të bëhet realitet, pasi kompania Robomart së fundmi ka prezantuar marketin e vet elektrik, mobil, autonom.

 

Këta dyqane me rrota ofrojnë ushqime sipas kërkesës dhe u lejojnë konsumatorëve të zgjedhin prodhimet e tyre të freskëta pa pasur nevojë të para porositin dhe kushton vetëm një pjesë të asaj që kushton një shërbim tradicional i shpërndarjes.

 

Shumë nga supermarketet kanë filluar shërbimin e shpërndarjes në mënyrë që të konkurrojnë me faqet ushqimore online.

Sipas kompanisë, Robomart nuk është vetëm pesë herë më lirë se shërbimet konvencionale të shpërndarjes, por është gjithashtu i përshtatshëm për mjedisin. Sipas një studimi të marketingut, 65% e grave amerikane të moshës 26 deri në 44 vjeç do të urdhëronin një Robomart më shumë se një herë në javë.


Më të lexuarat