Secondary Adv

Panelet diellore Hanergy thyejne rekorde boterore per efikasitet

Share on Google+

“Hanergy” me bazë në Kinë sapo ka prezantuar panelin diellor  me efikasitetin më të madh të prodhimit të energjisë.

 

Ai është prodhuar nga kompania vartëse e “Hanergy”, me bazë në SHBA, e quajtur Alta Devices. Ai është një nga modulet më efikasë të prodhuar ndonjëherë. Moduli ka një efikasitet konvertimi prej 25.1 për qind dhe është i aftë të karikojë drona, automjete elektrike dhe sensorë.

"Ndërsa lëvizim drejt një bote makinash autonome, zhvillimi i burimeve të energjisë që mund të plotësohet pa ndërprerje është gjithnjë e më i rëndësishëm", tha shefi i marketingut të Alta Devices, Rich Kapusta. "Sa herë që teknologjia jonë arrin një rekord të ri botëror, ajo është projektuar me një fokus të qartë në këtë qëllim".

Panelet diellore ultra-efikase, të hollë dhe fleksibël nga Hanergy janë rezultat i arsenidit të galliumit (GaAs), një gjysmëpërçues që është rezistent ndaj lagështirës dhe rrezatimit UV.

 

Këto panele diellore të hollë mund të aplikohen në një sërë situatash, duke përfshirë edhe çantat e shpinës. Panelet GaAs të prodhuara nga Hanergy arrijnë efikasitet deri në dy herë më shumë se ato të qelizave solare fleksibël tradicionale dhe kanë thyer rekorde të efikasitetit të konvertimit katër herë që nga viti 2010.

Ata aktualisht mbajnë rekord botëror për normën e efikasitetit më të lartë të konvertimit (në një mjedis laboratorik) prej 28.8 përqind.


Më të lexuarat