Secondary Adv

Ky material i ri druri eshte po aq i forte sa celiku

Share on Google+

Studiuesit në Universitetin e Merilendit kanë krijuar një material te perbere nga druri, që është më i fortë se shumë lidhje të titanit.

 

Ekipi hulumtues ka përdorur një proces me dy hapa për të rritur në mënyrë drastike densitetin e drurit, duke rritur forcën e tij në 10 herë më shumë se ajo e drurit tradicional.

"Është po aq i fortë sa çeliku, por gjashtë herë më i lehtë", tha bashkëdrejtuesi i ekipit hulumtues Teng Li për ScienceDaily. “Ai merr 10 herë më shumë energji për thyerje sesa druri natyral. Ai mund të përkulet ose formësohet në fillim të procesit.”

Për të krijuar super materialin, ekipi i hulumtimit, së pari, ka zier drurin në një përzierje hidroksidi natriumi dhe sulfite natriumi. Me lignin dhe hemicelulozë të hequr pjesërisht, druri është shtypur i nxehtë për të formuar nanofibra të forta.

Ky lloj druri mund të përdoret në makina, aeroplanë, ndërtesa, çdo aplikacion ku përdoret çeliku", tha Liangbing Hu Hu, bashkëpunëtor i ekipit.

Ekipi në Universitetin e Merilendit ka krijuar gjithashtu një lloj druri transparent, i cili mund të përdoret për të zëvendësuar qelqin dhe plastikën me alternativa më të forta me burim të qëndrueshëm.


Më të lexuarat