Secondary Adv

Studimi, ne te ardhmen robotet do te jene me inteligjente se njerezit

Share on Google+

Inteligjenca artificiale mund të evoluojë për të qenë “miliarda herë më e mençur” se sa njerëzit.

 

Kjo është sipas futuristit Ian Pearson, i cili pohon se njerëzit do të duhet të bashkohen me makineritë në mënyrë që të mbijetojnë. "Fakti është se IA mund të shkojë më tej se njerëzit, mund të jetë miliarda herë më e zgjuar se njerëzit në këtë pikë," tha Pearson. Pearson, i cili punon në Futurizon, i bëri komentet gjatë një paneli të organizuar nga CNBC në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai.

v

Ai pretendon se njerëzit mund të mbrohen kundër rritjes së robotëve  duke e “lidhur” trurin e tyre me IA-në në mënyrë që ata të kenë të njëjtën IQ. Komentet e Pearson i bëjnë jehonë atij të ish- inxhinierit  të Uberit dhe Google, Anthony Levandowski, i cili ka formuar kishën e parë për të ndjekur një robot.

Feja e re, e njohur si 'Way of the Future' (Rruga e së Ardhmes), pretendon se speciet tona mund të përmirësojnë vetveten duke ndjekur udhëzimet e një roboti që është 'një miliard herë më i zgjuar se njerëzit'. WOTF përfundimisht do të ketë një ungjill të quajtur 'The Manual', si dhe ritualet dhe madje edhe një vend fizik adhurimi.


Më të lexuarat