Secondary Adv

Kjo eshte supernova me e vjeter e zbuluar ndonjehere

Share on Google+

Astronomët kanë zbuluar një supernova që është më e vjetra dhe më e largëta e këtij lloji.

 

Shpërthimi i madh kozmik ndodhi vetëm 3.3 miliard vjet pas Big Bengut, kur universi ishte vetëm një e katërta e moshës së tij të tanishme. E quajtur  DES16C2nm, supernova 10.5 miliardë vjeçare mund të hedh dritë mbi mënyrën e formimit të jetës në Tokë.

Ajo u identifikua nga Dark Energy Survey (DES), një bashkëpunim ndërkombëtar i hartimit të galaktikave të largëta. Një ekip i udhëhequr nga Universiteti Southampton konfirmoi se ishte një supernova superluminuese (SLSN).  Klasa më e ndritshme dhe më e rrallë deri në 100 herë më të ndritshme se llojet e tjera të shpërthimeve yjore.

Supernovat janë ndër shpërthimet më të dhunshme në hapësirë duke shënuar vdekjen e yjeve masivë. Autori kryesor Dr Matheë Smith tha: “Është emocionuese të jesh pjesë e studimit që ka zbuluar supernovën më të vjetër. DES16C2nm është jashtëzakonisht e largët, jashtëzakonisht e ndritshme dhe jashtëzakonisht e rrallë.”

Ata janë pjesë e historisë se si kemi ardhur, sepse krijuan shumë nga elementet nga të cilët bëhen sot planetet. Supernova mund të shkëlqejë në të gjitha galaktikat dhe të rrezatojë më shumë energji se dielli. Sipas Nasa-s supernovat janë “shpërthimet më të mëdha që ndodhin në hapësirë.”

Studimi thotë se drita nga DES16C2nm ka marrë 10.5 miliardë vjet për të arritur në Tokë. Vetë Universi mendohet të jetë 13.8 miliardë vjeç. Dr Smith tha: "Drita ultravjollcë nga SLSN na informon për sasinë e metalit të prodhuar në shpërthimin dhe temperaturën e vetë shpërthimit, të cilat janë të rëndësishme për të kuptuar se çfarë shkakton dhe nxit këto shpërthime kozmike".


Më të lexuarat