Secondary Adv

Gjermania po planifikon te ofroje transport publik falas per te minimizuar ndotjen

Share on Google+

Ndotja është një problem me të cilin po ballafaqohen vende të ndryshme të botës dhe të gjithë po bëjnë atë që munden për ta minimizuar. 

 

Edhe Gjermania do gjithashtu të përmbushë objektivat e BE-së për ndotjen e ajrit dhe të shmangë gjobat e mëdha që vijnë me tejkalimin e kufirit. Përpjekja e saj më e fundit për të zvogëluar ndotjen mund të jetë ofrimi i transportit publik falas.

 “Ne po e konsiderojmë transportin publik pa pagesë për të zvogëluar numrin e makinave private,” tre ministra, përfshirë ministren e mjedisit, Barbara Hendricks, i shkruan komisionerit të mjedisit të BE Karmenu Vella, sipas AFP. “Duke luftuar në mënyrë efektive ndotjen e ajrit pa ndonjë vonesë të mëtejshme të panevojshme, është prioriteti më i lartë për Gjermaninë.”

Ky propozim është planifikuar të hyjë në fuqi në fund të këtij viti në pesë qytete anembanë vendit. Këto qytete përfshijnë ish kryeqytetin Bonn dhe qytetet industriale, Mannheim dhe Essen. Gjermania ishte një nga 9 vendet anëtare të BE-së që nuk arritën të përmbushnin kufijtë e BE për dioksidin e azotit dhe grimcat e imta për muajin janar.

Sipas komisionit të BE, ndotja prek më shumë se 130 qytete në Evropë dhe shkakton 400,000 vdekje çdo vit. Shpenzimet shëndetësore në vit në BE kushtojnë 20 miliardë euro. Për vendet që nuk përmbushin kufijtë e BE-së mund të ndërmarren masa ligjore kundër tyre në gjykatën evropiane të drejtësisë.

Gjermania po punon për të ulur ndotjen e ajrit edhe para se të jetë nën presion e BE. Prodhuesit e makinave të tilla si BMË, Daimler Mercedes-Benz ose Volksëagen ranë dakord të paguajnë rreth 250 milionë euro në një fond në mënyrë që transporti lokal të përmirësohet. Planet për të prodhuar më shumë makina elektrike janë rritur gjithashtu.

Transporti publik është shumë i popullarizuar në Gjermani dhe numri i udhëtimeve është rritur rregullisht në 20 vitet e fundit. Ai ka arritur në 10.3 miliardë në vitin 2017, pasi biletat këtu janë më të lira krahasuar me qytetet e tjera të mëdha evropiane. Megjithatë, politikanët po diskutojnë për ta ofruar atë falas.


Më të lexuarat në Inovacion