Secondary Adv

Virgin zbulon prototipin e Hyperloop pod ne Dubai

Share on Google+

Kanë kaluar vetëm dy muaj nga 2018-ta  dhe ky vit tashmë na ka impresionuar me arritjet teknologjike që synon ta bëjë jetën tonë më të lehtë.

 

Nëse gjërat shkojnë sipas planeve, udhëtimi midis Abu Dhabit dhe Dubait, dy prej qyteteve më të pasura të Emirateve të Bashkuara Arabe,  të ndara nga 140 km mund të shkurtohet në vetëm 12 minuta. Të gjitha në sajë të sistemit Hyperloop, i cili do të fillojë të jetë funksional në vitin 2020.

 

Deri tani, për të arritur nga Abu Dhabi në Dubai është rreth 90 minuta me makinë. Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit (RTA) zbuloi ditën e enjte modelin e dizajnit të Hyperloop në Dubai. Sistemi Hyperloop mund të transportojë rreth 10,000 pasagjerë në orë në të dy drejtimet.

RTA e Dubait po synon që 25% e të gjitha udhëtimeve të jenë autonome deri në vitin 2030. Modeli i dizajnit shfaqi interier luksoz me ulëse prej pelushi dhe ndriçim të ambientit. Teknologjia Hyperloop përdor një sistem të shtytjes elektromagnetike për të përshpejtuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet një tub vakumi. Sistemi është projektuar për të ndihmuar lëvizjen e kapsulës pak nga pista brenda tubit dhe për ta lëvizur me shpejtësi deri në 1200 km/orë.

 

Ky nivel i shpejtësisë arrihet duke ulur presionin e ajrit brenda tubit në një masë ekuivalente me 200,000 metra mbi nivelin e detit. Në këtë projekt multi miliarder ka investuar edhe themelues i “Virgin Group” Richard Branson, i cili po punon ngushtë me Autoritetin e Rrugëve dhe Transportit (RTA) në Dubai. Pak ditë më parë, miliarderi britanik njoftoi për një projekt të ngjashëm në Mumbai.

 

 

 

 

 

 

 

 


Më të lexuarat