Secondary Adv

Perdorni ngjyrat ne arredimin e banjes tuaj

Share on Google+

Tendencat më të fundit thonë: përdorni ngjyrat te paisjet sanitare dhe në banjo dhe ajo do të marrë një pamje krejtësisht të re dhe të bukur!

 

Hijet neutrale janë një zgjedhje popullore për banjot, por kjo nuk do të thotë se përdorimi i ngjyrave të tjera është krejtësisht jashtë kufijve. Në këtë hapësirë të vogël, ngjyrat mund të duken të rrezikshme, por në fakt është e kundërta. 

Vaska, lavamani, tualeti dhe bidetë nuk janë më të bardha. Nëse doni të jeni modernë, përdorni ngjyrat në këto elemente. Përveç lojës së ngjyrave, kombinoni dhe përshtatni stilet - industrial, rustik dhe retro.

Ngjyra shumë moderne e kafesë të bardhë, grija ose mbulesa në strukturën e drurit do t’i japin një pamje krejtësisht të re vaskës. Përdorni të njëjtat ngjyra në përzgjedhjen e lavamanit në mënyrë që të arrihet një tërësi harmonike.

Nëse dëshironi të theksoni stilin industrial, zgjidhni rubineta, ndriçim, pasqyra, korniza dhe këmbë të elementëve të banjës në ngjyrë të zezë. Për një atmosferë disi më të rafinuar, kombinoni këto elementë me ngjyra të buta si roza ose blu e  lehtë. Në këtë mënyrë, stili industrial do të zbehet.

Për një  atmosferë natyrale sigurohuni që të përdorni lavamanët e gurit dhe elementët me një strukturë druri të theksuar. Stili natyror, përveç të qenit i modës, i përshtatet mirë hapësirës së  banjës ku ne kemi nevojë për t'u çlodhur.

Nëse doni të theksoni një stil të thjeshtë (rustik), sigurohuni që të përdorni një dërrasë prej druri si mbajtëse lavamani.  Këtë të fundit zgjidheni në një ngjyrë moderne dhe rubinetin në ngjyrën e bakrit. Ky do të jetë një kombinim shumë relaksues dhe do të tërheqë vëmendjen!


Më të lexuarat në Arredim & How-To