Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Mobilierise SHQIPERIA 2018

Ju njoftojmë se për të 15-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2018, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve në  Shqipëri.

Data e aktivitetit: nga 14/03/2018 deri në 17/03/2018

Organizator: Albexpo Group

Vëndi: Pallati i Kongreseve, Tiranë ( në Qendrën e Kryeqytetit)

Tema: Prezantimi i Prodhimeve të Mobilieve nga Kompani Vëndase e të Huaja

Bashkëpunëtorë:  Shoqata e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë , Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregtisë të Rajonit.


    Panairi i Mobilerisë
Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, pergjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e  kërkesave për pjesmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilierinë.

 

Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rrajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt. Edicion i 15-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve  dhe  Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH,  e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.


    Përshkrimi i pjesëmarrësve
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:


    Pjesëmarrësi që perfiton lehtësira nga organizatori duhet të plotësojë këto kritere:
        Të jetë kompani e regjistruar legale.
        Të jetë anëtarë i SHPMSH, ose të bëhet.
        Të promovojë produkte ose shërbime “Made in Albania”.
        Të ketë kapacitete të mjaftueshme si kompani.


    Pjesëmarrësi jo anëtarë duhet të plotësoj këto kritere:
        Të jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqesues legal në Shqipëri
        Kompania e huaj do ti nështrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë .


    Profili i pjesëmarrësve:
    Mobilieri për Shtëpinë:
    Mobilieri për paradhomën
    Mobilieri për sallonin
    Mobilieri për kuzhinën
    Mobilieri për dhoma gjumi
    Mobilieri për dhoma fëmijësh
    Mobilieri për banjot
    Mobilieri për Zyra
    Mobilie zyre
    Pajisje zyre
    Mobilieri për Hapsira Publike
    Mobilieri për Hotele
    Mobilieri për Bar – Kafe
    Mobilieri për Restorante
    Mobilieri për Kopshtet
    Dekoracion për Kopshtet
    Makineritë dhe Mjetet
    Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
    Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
    Lëndë të Para
    Paisje Shtesë
    Aksesor
    Paisje Ndricimi
    Elektoshtëpijake


    Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin Shqipëria 2018
    Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
    Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumllojshmëri
    Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.
    Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë mysafire ndërkombëtare
    Realizimi i kontratave.

Per me teperr informacion ju lutem klikoni ketu.

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 30 Dhjetor 2017

Për më shumë kontaktoni në e-mail :

info@albexpo.com, albrelax@albexpo.com, shpdsh.awpa@gmail.com  ose ne telefonat :

+355692099997 ( komunikimi në shqip)


Me te lexuarat ne Panaire