![Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri](images/posts/italian-design-day-2024-featured.jpg)
Panairi Nderkombetar i Mobilierise SHQIPERIA 2018
Ju njoftojmë se për të 15-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2018, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve në Shqipëri.
Data e aktivitetit: nga 14/03/2018 deri në 17/03/2018
Organizator: Albexpo Group
Vëndi: Pallati i Kongreseve, Tiranë ( në Qendrën e Kryeqytetit)
Tema: Prezantimi i Prodhimeve të Mobilieve nga Kompani Vëndase e të Huaja
Bashkëpunëtorë: Shoqata e Mobilierëve Prodhues të Shqipërisë , Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), Shoqatat si motra dhe Dhomat e Tregtisë të Rajonit.
Panairi i Mobilerisë
Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, pergjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilierinë.
Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rrajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt. Edicion i 15-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve dhe Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH, e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.
Përshkrimi i pjesëmarrësve
Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:
Pjesëmarrësi që perfiton lehtësira nga organizatori duhet të plotësojë këto kritere:
Të jetë kompani e regjistruar legale.
Të jetë anëtarë i SHPMSH, ose të bëhet.
Të promovojë produkte ose shërbime “Made in Albania”.
Të ketë kapacitete të mjaftueshme si kompani.
Pjesëmarrësi jo anëtarë duhet të plotësoj këto kritere:
Të jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqesues legal në Shqipëri
Kompania e huaj do ti nështrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë .
Profili i pjesëmarrësve:
Mobilieri për Shtëpinë:
Mobilieri për paradhomën
Mobilieri për sallonin
Mobilieri për kuzhinën
Mobilieri për dhoma gjumi
Mobilieri për dhoma fëmijësh
Mobilieri për banjot
Mobilieri për Zyra
Mobilie zyre
Pajisje zyre
Mobilieri për Hapsira Publike
Mobilieri për Hotele
Mobilieri për Bar – Kafe
Mobilieri për Restorante
Mobilieri për Kopshtet
Dekoracion për Kopshtet
Makineritë dhe Mjetet
Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
Lëndë të Para
Paisje Shtesë
Aksesor
Paisje Ndricimi
Elektoshtëpijake
Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin Shqipëria 2018
Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumllojshmëri
Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.
Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë mysafire ndërkombëtare
Realizimi i kontratave.
Per me teperr informacion ju lutem klikoni ketu.
AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 30 Dhjetor 2017
Për më shumë kontaktoni në e-mail :
info@albexpo.com, albrelax@albexpo.com, shpdsh.awpa@gmail.com ose ne telefonat :
+355692099997 ( komunikimi në shqip)
Më të lexuarat
![Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri Italian Design Day ne Shqiperi | Te prodhosh vlere - Gjithepërfshirje, novacion dhe qendrueshmeri](images/posts/italian-design-day-2024-featured.jpg)
![Panairi profesional HORECA 2024, 22-24 Shkurt Panairi profesional HORECA 2024, 22-24 Shkurt](images/posts/horeca -2024- shkurt.jpg)
![Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë 13-14-15-16 Mars, 2024 Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë 13-14-15-16 Mars, 2024](images/posts/Panairi i Mobileri 2024.jpg)
![Business Matching & Networking Mission To United Arab Emirates 3-8 March 2024, Dubai Business Matching & Networking Mission To United Arab Emirates 3-8 March 2024, Dubai](images/posts/business matching Dubai - v3.jpg)
![Energy Expo & Forum 2024, 28-30 Mars 2024 Energy Expo & Forum 2024, 28-30 Mars 2024](images/posts/panair energjia 2024 marsi.jpg)
![Panairi International Builders’ Show 2024 - Las Vegas, USA Panairi International Builders’ Show 2024 - Las Vegas, USA](images/posts/NAHB-International-Builders-Show-feb-27-29-2024.jpg)
![Tirana International Fair 2023, 6 - 9 dhjetor 2023 Tirana International Fair 2023, 6 - 9 dhjetor 2023](images/posts/panairi dhjetor 6 deri ne 9...jpg)
![Panairi i industrise se shtepise dhe pajisjeve te kuzhines, 9-11 nentor 2023 Panairi i industrise se shtepise dhe pajisjeve te kuzhines, 9-11 nentor 2023](images/posts/panair 9 nentor pajisje shtepie.jpg)
![Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 5-6 tetor 2023 Panairi i Energjise, Ndertimit dhe Ekonomise se Gjelber, 5-6 tetor 2023](images/posts/panair 2023 per energjinnne.jpg)