Secondary Adv

Shkencetaret jane nje hap me afer kurimit te virusit HIV

Share on Google+

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një nga mënyrat si HIV futet në gjak dhe ky zbulim mund ta sjellë mjekësinë më pranë një shërimi për virusin vrasës.

 

Ekipi i Universitetit të Kalifornisë tregon se eksperimentet kanë zbuluar sot saktësisht se si fshihet ky virus në qeliza. Hulumtuesit kanë kohë që mundohen të zbulojnë se pse disa qeliza të infektuara mund të qendrojnë në gjumë dhe të shmangin zbulimin për vite me rradhë. Ata zbuluan se qelizat mund të bëhen spontanisht "latente"  ose të fjetura duke refuzuar ta bëjnë virusin të duket si një qelizë normalisht e infektuar. Ekspertët thonë se tani mund të fillojnë të zhvillojnë ilaçe për të lejuar organizmin të vrasë qelizat e fjetura.

 

Në mënyrë tipike, virusi infekton qelizat T4 të CD4, një lloj qelize imune dhe përdor ADN-në e qelizës për të prodhuar ARN virale që transporton mesazhe gjenetike . Për të provuar dhe për të kuptuar më mirë, ekipi i San Franciskos ka kryer një sërë testesh në qelizat latente të infektuara me HIV. Ata zbuluan pjesë të ARN-së virale, duke treguar se virusi po përpiqej të riprodhohej. Shkencëtarët thanë se nëse mund t`i  detyrojnë qelizat të përfundojnë procesin e transkriptimit atëherë ato nuk do të jenë më të padukshme ndaj trajtimeve aktuale. "Tani mund të fillojmë të zhvillojmë ilaçe që do t'i bëjnë ato të përfundojnë ARN virale, në mënyrë që trupi të njohë dhe të vrasë qelizat e infektuara", shtoi Dr Yukl. Ekipi ka eksperimentuar me disa trajtime dhe ka arritur në mënyra të ndryshme që të detyrojë qelizat e infektuara që të përfundojnë një pjesë të fijeve virale të ARN.


Më të lexuarat