Secondary Adv

General Electric zbulon turbinen me te madhe te eres

Share on Google+

Haliade-X parashikohet të ndërtohet në det të hapur në vitin 2021 dhe premton të gjenerojë 45% më shumë energji.

GE ka zbuluar dizajnin e saj të turbinës me erë të gjeneratës së ardhshme, një “përbindësh” 12 MW i cili do të sigurojë 67GWh të energjisë në vit - 45% më shumë se teknologjitë më të mira të këtij lloji dhe të zhvillojë industrinë me turbinat e erës në drejtim të së ardhmes.  Haliade-X, e lançuar nga kompania amerikane do të jetë  pesë herë më e madhe se Arc de Triomphe, do të ketë helika më të gjata të LM Wind Power, një model i gjatë 107 metërsh që eklipson rekordet aktuale të sektorit me pothuajse 20 metra.

Çdo makinë do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për 16,000 familje evropiane, me një fermë me erë 750 MW që mund të furnizojë një milion shtëpi në vitin 2021. "Ne duam të udhëheqim në teknologjitë që po e nxisin tranzicionin global të energjisë", tha shefi ekzekutiv i GE, John Flannery, në një deklaratë përpara nisjes zyrtare. "Era në det është një nga këto teknologji dhe ne do të sjellim burimet e plota të GE për ta bërë programin Haliade-X të suksesshëm për klientët tanë." GE planifikon të investojë 400 milionë dollarë për "tre deri në pesë vjet" për të financuar zhvillimin, zinxhirin e testimit dhe të furnizimit të Haliade-X. Ndërtimi i turbinave do të trajtohet nga fabrika e St Nazaire, e Francës, e GE, e cila është duke u përshtatur për të trajtuar komponentët për modelin 6MW.


Më të lexuarat në Inovacion