Secondary Adv

Prezantohet makina e pare fluturuese

Share on Google+

Një version i prodhimit të makinave të para fluturuese është zbuluar gjatë një eventi në Gjenevë. Ky mjet është i certifikuar për tu përdorur në rrugë dhe në qiell, si në Europë ashtu edhe në Amerikë.

Mjeti i shfaqur në këtë event është si një anije fluturuese me tre rrota e cila mund të mbajë dy persona . Ata  të cilët e zotërojnë do u duhet të pajisen edhe me patentë për makinat por edhe atë të pilotit. Ky mjet  është i  certifikuar për tu përdorur në rrugë por edhe në qiell , si në Europë  ashtu edhe në  Amerikë. Në rrugë mund të arrijë deri në 1,200 km. Helika ka një maksimum shpejtësie rreth 750 km/h dhe shkon nga 0 deri në 95 km/h në më pak se 8 sekonda.  Ky mjet fluturues është i  bërë nga fibra karboni, titan, alumin dhe peshon 1,500 Ibs (680 kg ). Gjithashtu kësaj makine fluturuese  i duhet  165 metra pistë për  tu ngritur dhe vetëm 30 metra për  tu ulur. Pas 6 vitesh prova,  PAL- V  international  duket se ia ka dalë të jetë një nga të parët prodhues masiv të makinave fluturuese. Në 2019 kompania pritet të prodhojë rreth  50 deri në  100 makina përpara se të prodhojnë deri në disa qindra të tilla në vitin 2020.


Më të lexuarat në Inovacion