Një version i prodhimit të makinave të para fluturuese është zbuluar gjatë një eventi në Gjenevë. Ky mjet është i certifikuar për tu përdorur në rrugë dhe në qiell, si në Europë ashtu edhe në Amerikë.
Mjeti i shfaqur në këtë event është si një anije fluturuese me tre rrota e cila mund të mbajë dy persona . Ata të cilët e zotërojnë do u duhet të pajisen edhe me patentë për makinat por edhe atë të pilotit. Ky mjet është i certifikuar për tu përdorur në rrugë por edhe në qiell , si në Europë ashtu edhe në Amerikë. Në rrugë mund të arrijë deri në 1,200 km. Helika ka një maksimum shpejtësie rreth 750 km/h dhe shkon nga 0 deri në 95 km/h në më pak se 8 sekonda. Ky mjet fluturues është i bërë nga fibra karboni, titan, alumin dhe peshon 1,500 Ibs (680 kg ). Gjithashtu kësaj makine fluturuese i duhet 165 metra pistë për tu ngritur dhe vetëm 30 metra për tu ulur. Pas 6 vitesh prova, PAL- V international duket se ia ka dalë të jetë një nga të parët prodhues masiv të makinave fluturuese. Në 2019 kompania pritet të prodhojë rreth 50 deri në 100 makina përpara se të prodhojnë deri në disa qindra të tilla në vitin 2020.