Secondary Adv

Oiio Oto, koncepti modular i makines ne vitin 2060

Share on Google+

Oiio Oto pod ofron një koncept të së ardhmes mbi transportin publik për të reduktuar përdorimin e transportit  të makinave private.

Makinat kanë një problem: të gjitha pjesët e tyre – bagazhi, kabina dhe motori janë të lidhura sëbashku . Sipas studios arkitekturore të Oiio, mënyra më e mirë për të krijuar një sistem të lidhur lëvizës më të mirë dhe të njëjtë gjithashtu,  është duke i ndarë këta komponentë nga njëri tjetri. Makinat standarte nuk e ofrojnë zgjedhjen  midis këtyre tri komponentëve, ato vijnë bashke në një paketë.

Cdo oto pod është i ndarë në tre komponentë: një kabinë, baza e rrotave dhe levizësi. Vetëm një individ mund të qëndrojë në kabinë, por ndryshimi kryesor është që baza e rrotave dhe e  levizjes do të ndahen dhe gjithashtu ato janë të këmbyeshme. Podet mund të vendosen në një sistem levizës që shkon përgjatë rrugëve dhe mureve.

 

Në të ardhmen e afërt, mund të themi në 2060,  autostradat vertikale mund të riorganizohen rreth platformave të motorit dhe podeve me kabina. Ajo cfarë Oiio propozon është  një njësi e përbashkët montimi e përkohëshme, e cila do ti shërbente nevojave të posacme të përdoruesve sipas kërkesave që ata kanë.


Më të lexuarat në Inovacion