Pas uraganit Maria, Puerto Riko do te shperndaje internet permes balonave
Më shumë se një muaj pas uraganit Maria i cili asgjesoi Puerto Rikon dhe ishujt e virgjër të Amerikës, lidhjet e telefonit dhe internetit mbetën në mungëse totale.
Projekti nismëtar Loon, balonat të cilat përçojnë internet me rreze X, të drejtuara nga kompania Google kanë dhënë një ndihmë të madhe për ti rikthyer lidhjen e internetit territoreve të prekura të Amerikës. Balonat u lëshuan nga shkretëtira e Nevadës gjatë fundjavës dhe kanë udhëtuar 3,500 milje në qiell për të arritur stratosferën mbi Puerto Riko. Algoritmat i mbajnë ato në pozicionet ku nevoja është më e madhe. Së paku 66 përqind e linjave telefonike ishin jashtë shërbimit në Puerto Riko dhe 55.4 përqind janë gjithashtu jashtë shërbimit në ishujt e Amerikës, bazuar në të dhënat nga FCC.
Kjo është hera e parë që ne kemi përdorur mekanizmin tonë të ri, të dhënat e të cilit fuqizohen përmes algoritmave,duke na bërë të mundur ti mbajmë balonat të grumbulluara mbi Puerto Riko. Teksa njihemi më mirë me këto erera vazhdimisht të lëvizshme të kësaj zone, shpresojmë ti mbajmë balonat sa më gjatë të jetë e mundur mbi zonat e prekura ku nevojitet lidhja me internetin, mësohet të jetë shprehur kompania krijuese e këtyre balonave.