Boeing 777X, avioni me motorin me te fuqishem ne bote
Pamje të pabesueshme janë regjistruar gjatë momentit kur avioni me motorin më të madh në botë ka kryer testin e tij të parë të fluturimit.
Ky test është kryer përpara kohës finale kur ky avion është parashikuar të jetë gati të kryejë fluturimin e parë të udhëtarëve, në vitin 2020. Motori i madh i fuqishëm GE9X është i gjerë dhe i gjatë aq sa trupi i vetë avionit Boeing 737.
Kompania General Electric ka filluar provat e fluturimit të këtij prototipi, pas disa shtyrjeve të shkaktuara nga probleme teknike të cilat ndaluan testet e planifikuara vitin e kaluar. Motori i tipit GE9X i është bashkangjitur avionit së bashku me motorë të tjerë më të vegjël në mënyrë që ti lejojë inxhinierëve ta vendosin atë në opsionin e fluturimit pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve.
Ajo përmban një helikë masive që shtrihet në diametër 134 inç, më shumë se 11 këmbë, dhe i përshtatet një kabine 14 kembë e gjysëm. Një test special i avionit Boeing 747 u krye në Kaliforni për katër orë, me motorin e ri GE9X të vendosur poshtë krahut të tij të majtë, duke lënë në hije tre motorët e tjerë të avionit. Motori përfundimisht do të fuqizojë 777X, një avion që do të ketë hapësirën më të gjerë të çdo avioni: 71.8 metra, duke e bërë atë më të gjerë se katër kamionë mesatarë 16 metra të parkuar njeri pas tjetrit.
Është aq i madh sa në krahet e tij janë vendosur mëntesha. Menteshat do të ngrihen lart, duke shkurtuar hapjen e krahëve të avionit kur ai është duke u rrotulluar përreth rrugëve të taksive të aeroportit, dizenjimi i parë i këtij lloji krahasuar me çdo avion komercial. Firma tashmë ka marrë më shumë se 700 kërkesa për motorët GE9X , me vlerë 29 milionë dollarë.