Avioni gjigand i mallrave me formen e nje balene
Avionët e pasagjerëve janë ndërtuar në pjesë të ndyshme përbërëse kudo nëpër botë, më pas ato grumbullohen në vendndodhje të ndryshme, kështu që logjikisht lind nevoja për transportin e tyre në këto vende.
Për këtë arsye është i nevojshëm një avion mallrash me përmasa tejet të medha, për të bërë të mundur transporti e këtyre pjesëve. Avioni i cili momentalisht ndodhet ne selinë e kompanisë Airbus në Toulouse, është padyshim diçka madhështore dhe mjaft e mrekullueshme sepse ky avion përbën avionin me të madh të transportit te mallrave. Ku shumica e avionëve kanë trup të hollë dhe elegant, ky është i fryrë dhe me permasa gjigande, duke përfunduar në një kupolë të lakuar të gjërë mbi kabinë.
Krahët e saj, përkundër një hapjeje prej më shumë se 60m (197ft), duken shumë të shkurtra dhe të mprehta pranë trupit të madh. Në përgjithësi, ajo mban një ngjashmëri të habitshme me një balenë - dhe me të vërtetë ajo është emëruar nisur nga një krijesë e tillë. Ky është Airbus Beluga XL, një risi e re e super-transportuesit. Kompania ka nevojë për avionë si kjo për të transportuar komponentë kryesorë, siç janë krahët dhe seksionet e trupave, nga fabrikat ku janë ndërtuar deri në linjat përfundimtare të montimit në Gjermani, Francë dhe Kinë.
Ky avion i transportit të mallrave ka qendra të specializuara të prodhimit në Evropë, një trashëgimi e kohës kur ajo ishte një konsorcium i bizneseve hapësinore kombëtare. Për të lejuar që zinxhiri i furnizimit të funksionojë në mënyrë efektive, ai duhet të jetë në gjendje të mbajë ngarkesa të mëdha nga një vend në tjetrin me vonesë minimale. Edhe pse me një pamje të mrekullueshme dhe gjithashtu madhështore referuar përmasave të saj, Beluga XL nuk është një dizajn i ri. Në fakt, ai që po përgatitet në Hangar L34 u mendua si një mjet më shumë tradicional - një avion mallrash A330-200.
Inxhinierët e Airbus-it hoqën çatinë dhe kabinën dhe i zëvendësuan me një strukturë të ndërtuar me porosi, për të krijuar hapësirën e madhe të domosdoshme për ngarkesat. Forma karakteristike e Beluga u krijua me shtimin e një derë gjigante për ngarkesat, duke lejuar që avioni të ngarkohej nga përpara. Beluga XL do të fillojë fluturimet testuese gjatë këtij viti dhe do të jetë gati për të transportuar mallra në vitin 2019. Aktualisht janë duke u ndërtuar edhe dy të tjerë dhe kompania Airbus ka ndërmend të arrijë të krijojë deri në pesë prej tyre.