Një pajisje e re që lexon mendjen do të thotë që njerëzit munden që në heshtje të kerkojnë gjithçka në kompjuterin e tyre, duke përdorur asgjë tjetër përveçmendimeve të tyre dhe duhet thënë se rezulton të jetë në vlerën 90 përqind e saktë.
Në vend që të komunikoni me pajisjet e zgjuara duke thënë gjithë kohën'Ok Google' ose 'Hey Siri', kjo pajisje në formën e kufjeve, në heshtje interpreton atë që përdoruesi është duke menduar duke i dhënë në këtë mënyrë imazhin e një superfuqie. Kur njerëzit mendojnëtë shprehen rreth diçkaje,pra kur përpiqen të flasin, truri dërgon sinjale tek muskujt e fytyrës edhe pse në të vërtetë asgje nuk është thënë ende me zë të lartë.
Pajisja ka sensorë të cilët grumbullojnë shtatë zonakyçe rreth qafës, nofullës dhe mjekrës të cilat mund të identifikojnëfjalët. Momentalisht pajisja e quajtur Alter Ego e cila është krijuar nga kërkuesit e laboratorit MIT Media, mund të dallojë shifra nga 0 deri tek 9 dhe gjithashtu ka një fjalor me rreth 100 fjalë.Një pajisje e tillë duket sikur ju jep juve superfuqi, është shprehur krijuesi i saj Pattie Maes.
Sistemi konsiston në një pajisje e cila vendoset në zonën pas veshit, që është gjithashtu epajisurme një sistem kompjuterik të lidhur direkt me një program i cili mund të pyesë Google rreth gjithckaje. Elektrodat në pajisje marrin sinjale neuromuskulare në nofullën dhe fytyrën që shkaktohen kur përdoruesit thonë fjalët 'në kokën e tyre'. Sinjalet ushqehen me një sistem mekanizmite mësimit që është trajnuar për të lidhur sinjalet e veçanta me fjalë të veçanta.
Pajisja përfshin gjithashtu një palëkufje,të cilat transmetojnë dridhje përmes eshtrave të fytyrës në veshin e brendshëm. Këto kufje nuk e pengojnë kanalin e veshit, kështu që përdoruesit ende mund të dëgjojnë informacionin pa u ndërprerë biseda. Ky sistem i heshtur-kompjuterik do të thotë që përdoruesit mund të komunikojnëme Google pa u zbuluar nga askush tjetër. Për të filluar, studiuesit zbuluan se cila pjesë e fytyrës ishte burimi i sinjaleve më të besueshme neuromuskulare.
Kërkuesit zbuluan se sinjale nga shtatë vende të veçanta ishin vazhdimisht në gjendje të dallonin fjalët e nënvokalizuara. Duke përdorur këtë informacion, kërkuesit e MIT-it krijuan një prototip që mbështillet në pjesën e prapme të qafës si një receptor telefoni.