Secondary Adv

Pista ne majen e nje gradacele do sherbeje ne te ardhmen per makinat fluturuese

Share on Google+

Makinat fluturuese duket se shumë shpejt nuk do të  jenë më një trillim i imagjinates nëper filmat fiction, por plane të së ardhmes për tu bërë shumë shpejt realitet. 

 

Në përgatitje të zhvillimit të teknologjisë për sa i përket automjeteve fluturuese, një ndërtesë e lartë luksoze në Miami po përpiqet tu krijojë kushte makinave  fluturuese të cilat mund të konsiderohen një e ardhme e afërt, duke u mundësuar atyre një pistë ku ata lehtësisht mund të ulen. Zgjidhja e tij është të ndërtojë një pistë qiellore, pra një vend ku këto makina të ulen, i cili ndodhet në majën e një ndërtese prej 60 kate dhe 200 metra mbi tokë. Drejtuesit e makinave fluturuese do të kenë mundësinë  të ulen në majë të kësaj ndërtese dhe  më pas nëpërmjet një ashensori të bërë prej xhami, të shkojnë drejt apartamenteve të tyre. Një rikonstruksion i tillë është  bërë në ndërtesën luksoze, Paramount Miami Worldcenter. 

 

Krijuesi i saj Dan Kodsi ka dizenjuar një gradaçelë me një pistë  në qiell për makinat fluturuese të cilat pritet që në vitet që vijojnë të jenë të përdorshme. ZotiKodsi pret që makinat fluturuese  të arrijnë në Miaminë 10 ose 15 vitet e ardhshme. E pozicionuar në qendër të Miamit me një pamje nga deti, ndërtesa e lartë luksoze  do të ketë 460 metra katrorë pistë, e cila mundëson hyrje dhe dalje  të shpejtë  për nisjet dhe uljet e makinave fluturuese. Edhe pse është ende në ndërtim e sipër ndërtesa është shumë afër përfundimit, dhe aktualisht ka arritur të ndërtohet deri në katin e 47. Përveç  një apartamenti me dy dhoma gjumi që kushton 980.000 dollarë, ndërtesa është 75 përqind e shitur tashmë që në fillimet e ndërtimit të saj. 

Krijuesi shprehet se ndërtesa e ka të nevojshme  një pistë luksoze, për ti paraprirë teknologjisë e cila do të zhvillohet në të ardhmen e afërt. Ideatorët e saj shpresojnë  se duke i paraprirë kërkesës, të mund ti japin klientëve atë çfarë ata duan. 


Më të lexuarat