5 destinacionet qe mund te vizitohen me nje buxhet te vogel
Nëse keni një buxhet të limituar dedikuar pushimeve, këto janë disa nga destinacionet më interesante të cilat nuk do të ndikojnë shumë në buxhetin tuaj nëse i vizitoni.
Ekuadori
Me hotelet historike, restorantet e njohura për kuzhinënorigjinale dhe rrugët piktoreske, është i gjithi për ju për tu eksploruar. Quito, së bashku me pyjet e mrekullueshëm të shiut, janë një minierë ari për studentët që duan të përjetojnë një kulturë ndryshe.
Kolumbia
Bogota (kryeqyteti i Kolumbisë) dhe Kartagjena ofrojnë shumë për të parë për çdo turist me një buxhet të limituar. Si një bonus shtesë, kamalet (Ande), bregun e Karaibeve dhe xhunglen (Amazonën) për tu vizituar.
Shqipëria
Shqipëria ofron një mundësi të mrekullueshme për turistët që udhëtojnë me pak buxhet. Trashëgimia kulturore e mahnitshme, peizazhi piktoresk, bukuria natyrore, gjithashtu transporti lokal i përballueshëm do t'ju lejojë të eksploroni vendin që ka ndarë historinë me shumë perandori.
Indonezia
Fluturimet e lira janë përfitimi i parë i madh. Indonezia ka ishuj të shumëfishtë për të zgjedhur, mbi 14 mijë të tillë dhe gjithashtu ofron një sërë aktivitetesh interesante: sërfi, zhytja, dhe peshkimi janë vetëm një listë e shkurtër e atyre sporteveqë mund të ju ndihmojnëtë argëtoheni.
Nicaragua
Toka e vullkaneve dhe liqeneve. Nëse e shijoni natyrën, ky destinacion është pikërisht ai që ju keni kërkuar! Ujvarat , malet, vullkanet, plazhet e qeta dhe majmunët kudo. Udhëtarët në kërkim të aktiviteteve mund të gjejnë kënaqësi në shëtitje, kalërim, not, sërf, peshkim dhe shumë më tepër.