![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
10 destinacionet me interesante per te pushuar ne 2018
Edhe pse ende ndodhemi në stinën e pranverës, stina e verës, ajo stinë e cila kryesisht i dedikohet pushimeve, është shumë pranë.
Prandaj për ta bërë më të lehtë vendimin se cili do të jetë destinacioni i rradhës për verën 2018, bazuar në disa kerkime mbi vendet më interesante europiane për të pushuar këtë vit, janë përzgjedhur 10 prej tyre. Secili nga vendet ofron diversitet duke iu përshtatur preferencave të ndryshme të pushuesve.
1. Wroclaw, Poloni
Ky qytet i bukur, i quajtur "Venecia polake" është i rrethuar nga uji dhe është i mbushur me më shumë se 120 ura që lidhin 12 ishuj të mrekullueshëm, ndër të cilat ishulli i Katedrales.
2. Bilbao, Spanjë
Atmosfera në qytet nuk mund të kapet nga fotografi dhe është gjithashtu e papërshkrueshme nga fjalë. Bilbao është gjithnjë në ndryshim, evolutive dhe e hapur ndaj botës.
3. Kolmar, Francë
Ky është ndoshta një nga destinacionet më simpatik, romantik dhe magjik në Europë! Colmar me të vërtetë bën që udhëtarët nga e gjithë bota të ëndërrojnë.
4. Ishulli i Hvar, Kroacia
Hvar është ndoshta ishulli më i bukur në Evropë. Njerëz të famshëm, artistë dhe udhëtar nga e gjithë bota e duan. Ky destinacion kombinon cilësinë e jetës, peizazhet luksoze, ujërat kristal të qartë, dielli, gastronomia dhe trashëgimia kulturore.
5. Riga, Letoni
Ky qytet ka qenë gjithmonë një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Qyteti është gjithashtu i lidhur me natyrën, ujin dhe pyjet. Ju mund mos dini se Riga gjithashtu ka ishuj të bukur, plazhe dhe kodra.
6. Milano, Itali
Milano ka simbolet e saj, duke përfshirë Duomin me një pamje të mrekullueshme në të gjithë qytetin. Ju mund të bëni pazar në Galerinë Vittorio Emanuele II dhe dyqanet e saj elegante, të bëni piknik në një nga parqet e shumta dhe të bukura në Milano ose të admironi Darkën e Fundit të Da Vinçit në Kishën e Santa Maria delle Grazie.
7. Athinë, Greqi
Udhëtarët e duan arkitekturën e saj, monumentet, gastronominë, dyqanet e modës, por edhe jetën e natës. Afërsia e saj me detin (15 minuta larg nga qendra) gjithashtu e bën atë me shumë tërheqëse.
8. Budapest, Hungari
Budapesti është një destinacion perfekt për miqtë, çiftet e reja, apo për të dashuruarit me historinë, kulturën, muzetë, por edhe pazaret e natës. Krijuesit nga e gjithë bota, regjisorët më të mëdhenj, por edhe dizajnerët, muzikantët, janë frymëzuar nga Budapesti.
9. Lisbona, Portugali
I gjithë vendi është i mbushur me peizazhe madhështore, qytete të pabesueshme, arkitekturë verbuese, monumente luksoze, pallate, kështjella, fshatra mesjetare, plazhe me rërë, si dhe plazhe për sërf.
10. Bohinj, Slloveni
Vendi ngjall natyrën, pyllin, liqenet, origjinalitetin, aktivitetet në natyrë dhe ju inkurajon që të ndjeheni më të gjallëruar, duke u shkëputur nga rutina e përditshme.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)