Secondary Adv

Byrzylyku i cili njofton policine ne rast se ndodheni ne rrezik

Share on Google+

Një student i Universitetit të Alabama ka krijuar një mjet të pazakontë për të luftuar sulmet seksuale: një byzylyk.Pajisja monitoron shenja jetësore të përdoruesit dhe bën të mundur që të aktivizohet një sinjal nëse ndodheni në rrezik. 

 

Byzylyk zgjuar, ende në fazën prototip, lajmëron  një listë të paracaktuar të kontakteve dhe policisë nëse ajo ndjen se ai që e mban këtë byrzylyk është viktimë e ndonjë sulmi të mundshëm. Përveç kësaj, ai lëshon një alarm të zhurmshëm dhe është i pajisur me drita të fuqishme të kuqe me qëllim që të trembë sulmuesit ose të tërheqë vëmendjen e të tjerëve në afërsi.

 

Ekipi pas byzylykut, Dr. Ragib Hasan dhe studentja e masterit, Jayun Patel, shpresojnë se pajisja mund të parandalojë sulmet seksuale, të cilat janë jashtëzakonisht të zakonshme  në kampuset e kolegjeve. Dr Hasan shpjegoi në një deklaratë se aftësia për të thirrur autoritetet zakonisht është e padisponueshme për personat të cilët janë viktima të sulmeve.

Një sfidë e madhe për parandalimin e sulmit është se gjatë gjatë kohës që ai ndodh, viktimat shpesh nuk kanë një mënyrë lehtësisht të aksesueshme për të thirrur për ndihmë. Nëse telefononi 911 ose përdorni një aplikacion ose pajisje alarmi emergjent, secili prej këtyre mjeteve kërkon që përdoruesit të shtypin një buton për të thirrur për ndihmë. Kjo shpesh nuk është e mundur kur një veprim i dhunshëm po ndodh ose nëse një person është i pavetëdijshëm si rezultat i sulmit. 

 

Dr Hasan e udhëhoqi Patelin ndërsa dizajnoi produktin e ri, i cili konsiston në të mësuarit e makinës dhe në sensorë për të zbuluar shenja të sulmit. Ajo gjithashtu mund të përcaktojë nëse një përdorues është duke  qëndruar ose është shtrirë, pra  bazuar në një gjë të tillë arrihet në një farë mënyre të parashikohet mbi gjëndjen shëndetësore të personit të sulmuar. Nëse pajisja arrin të dallojë se një përdorues është në rrezik, ajo lidhet me telefonin e tij nëpërmjet Bluetoothit dhe menjëherë dërgon mesazhe tek personelii  emergjencave  dhe i dërgon atyre vendndodhjen e përdoruesit. Pra njoftohet menjëherë policia mbi rrezikun në të cilin mund të ndodhet përdoruesi. 

  

Përveç kësaj, ai njofton miqtë që përdoruesi ka përcaktuar me anë të një aplikacioni, se cilët do të lajmërohen në rast se ndodhet në rrezik. Sensorët lejojnë byzylykun të mbledhë vazhdimisht të dhëna mbi aktivitetin e përdoruesit dhe shenjat vitale të tij. Një algoritëm i pajisjes zbulon dhe dallon lëvizjen e rregullt të përdoruesit dhe lëvizjet e papritura dhe të pazakonta që mund të jenë tregues i një sulmi.


Më të lexuarat