Secondary Adv

Keto taksi fluturuese mendohet te transportojne 10.000 persona ne dite

Share on Google+

E ardhmja e udhëtimit është zbuluar nga Volocopter dhe duket në mënyrë të konsiderueshme shumë efikase. Kompania gjermane e fluturimit ka nxjerrë një video që tregon vizionin e saj të një sistemi të 'taksive ajrore' urbane që mund të përballojë 10,000 pasagjerë çdo ditë.

 

Sistemi përmban stacione të detajuara 'Volo-port' të vendosura në majë të gradaçelave që janë të pajisura zona te uljes dhe ngritjes se taksive ajrore si dhe pjesë të ndërrueshme të baterisë të cilat ndërrohen në vend për të shpejtuar transportimin e udhëtarëve. Kjo do të thotë që avionët janë gjithmonë të ngarkuar plotësisht dhe të gatshëm për tu nisur, sipas kompanisë, e cila pretendon se ky lloj transporti mund të jetë një praktikë e leverdisshme për njerëzit duke marrë parasysh lehtësinë e lëvizjes me këto mjete. 

Kompania shpreson të ketë një stacion prototip në vend vitin e ardhshëm, por parashikon se do të zgjasë rreth dhjetë vjet para se të ekzistojë një sistem i gjerë i qytetit. Plani ambicioz i nisjes me bazë në Shtutgart është të krijojë zona në formë stacionesh në katin e fundit të gradaçelave në qytete nga ku avioni elektrik do të ngrihej dhe do të ulej. Sistemi do të ishte aq efikas sa kompania pretendon se 1.000 udhëtarë mund të hipnin dhe të zbrisnin çdo orë. Ka të bëjë me transportin masiv të njerëzve dhe se si mund të bëhet në mënyrë të sigurt dhe me atë infrastrukturë, tha Alexander Zosel, bashkë themeluesi i Volokopteri dhe shefi i inovacionit. 

 

Zoti Zosel tha se avioni i Volokopteri do të duhej të ulej çdo 30 sekonda. Të pasurit e një volumi të tillë të lartë është e rëndësishme nëse kompania dëshiron që të transportojë sa më shumë pasagjerë dhe prandaj i duhet për të qënë i përballueshëm për fluksin e mundshëm të pasagjerëve. Fillimisht, taksitë do të fluturojnë vetëm për një distancë të shkurtër me kohën e fluturimit prej rreth 30 minutash dhe një maksimum prej 17 miljesh (27 km). Kompania ka demonstruar aftësitë e saj në Gjermani dhe Dubai, ku besohet se kompania ka më shumë gjasa të nisë shërbimin e saj të parë. Kohët e fundit ajo njoftoi partneritetin me Intel në CES në Las Vegas.

 


Më të lexuarat